23,04,2024

A do to të jetë ky kundërkandidati i Kadri Veselit?! (Foto)

Must Read

Pdk-Prishtine1

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli mund ta ketë një kundërkandidat në garën për të marrë postin e të parit të partisë më të madhë në vend. Është njëri nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, ai i cili ka paralajmëruar se mund të ishte pjesë e garës, por ai këtë do ta bënte me vetëm një kusht, raporton Gazeta Blic.

Kelmendi në një shnëim në Facebook ka shkruar se do të kandidonte për kryetar të PDK-së, nëse do të kishte garë ferë, e jo zgjedhje farsë.

Ky është shënimi i plotë i tij:

DO KISHA KANDIDUAR PER KRYETAR TE PDK, NESE VERTET KJO DO ISHTE E MUNDUR, E JO FARSË…!

Paqka se kurre nuk kisha dashur te perzihem ne ketë politik “MESHAVIN-“POLITIK”, per ta nxjerrur nga gremina, politiken shqiptare, qe është ne Kosove, kisha pranuar te kandidoj per Kryetar te pare, te PDK-se.

Pa i kontestuar vlerat e Z. Kadri Veseli, kam bindjen se PDK, dhe politikes se saj klienteliste, i duhet nje njeri si Une, per ta shpetuar nga Oligarkia, qe e ka mberthyer per fyti ketë Parti politike, qe është Partia me e madhe ne vend.

Sikur te kisha mundesi te paraqisnja projektin tim, per shpetim, per ndryshim dhe per reforma rrenjesore, sigurishte nuk me duhet shume kohe qe ta sfidonja kete logjike politike, te njëmendesisë, dhe pa patur nevoje te shpalos ato pak vlera kombtare e intelektuale qe posedoje, kam bindjen se cilindo nga antaret e Kryesise se PDK-se, e kisha fituar bindshem, dhe ketë, jo pse unë jam ndonje magjistarë, por, ngase strukturat drejtuese, respektivishte Oligarkia qe e sundon ketë Parti, si firmë private, e ka shpërfytyruar vet-veten.

Unë po i jap nje mundesi gjithë asaj antarsie te PDK, e cila akoma eshte e pa kalbur, e pa demtuar, dhe qe nuk ka shitur vlerat e veta, ne kembim te nje interesi, qe u’a premton kjo Oligarki finaciaro-politike.

PDK-se i duhet gjakë tjetër, i duhen ndryshim dhe Rirreshtime te reja, sepse me ketë menyrë qeversije, PDK nuk ofron asnje siguri per Shtet-ndertim te mirfillët, Shtet te se drejtës dhe te mundesive te barabarta, por do vazhdoje te dominoje logjika e grabitjes, e pasurimit te paligjshëm dhe e klientelizmit dhe neopotizmit.

Une nuk pretendoje se i kam sherbyer aq sa eshte dashur Kombit tim, por nese do me ishte lejuar te jem i barabarte ne garë, besoje se, me aq veprimtari modeste qe kam ushtruar, do e kisha permysur gjithe veprimtarin kombtare te Kundërkandidatit tim.

PDK dhe Ri-rreshtimin e saj politik, nuk e bene dot Y. Kadri Veseli.

Une e bejë dhe mund ta bejë, nese shumica e deshironë ketë.

Nese deshironi t’ja siguroni një te ardhme te ndritur Kosoves, pa kompromise te dhembshme dhe pa pazare politike, ne dem te vlerave tona kombtare dhe evropjane, aternativa me e mire jam Unë.

PDK dhe Kosoves i duhen njerz me dinjitet, qe para ardhacakve Nderkombtare nuk ndjehen iferior, dhe qe jane zote Shtepie, ne Atedheun e vet, e jo qyqar e butak para te huajve.

Une nuk ju besoj politikave te ndershme, e as zgjedhjeve te mbrendshme te ndershme, jo pse nuk dua, por pse ato nuk ekzistojne, andaj per te shpetuar morlain tone, politik dhe kombtare, per te sjellur nje model te zgjedhjeve te ndershme, ku besimi dhe vota e cilit do antare numrohet siq e voton, e jo siq e ndryshojne ata qe jane te pa cip,jam ne dispozicionin tuaj.

Me respekt, Qerim Kelmendi.

Untitled 13043378_1122868271112600_1505232840111224189_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img