25,04,2024

A do të hiqet taksa për ta futur Kosovën në agjendë të liberalizimit të vizave?

Must Read

Kosova do të heqë taksën për produktet serbe e boshnjake nëse BE vendos në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazetës Express brenda Qeverisë dhe Kuvendit.. Zyrtarë të Ekzekutivit dhe Parlamentit kanë thënë se një vendim i tillë do të merret nëse BE vendos t’ua heqë kosovarëve vizat në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave të BE-së.

“Taksa hiqet në rast se Kosova futet ne agjendë të liberalizimit te vizave. Johanes Hahn do të ushtrojë presion të madh në takimet që do t’i zhvillojë me përfaqësuesit e shtetit. Takohet me Presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veselin”, thanë burimet.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, nesër do të zhvillojë vizitë me krerët kryesorë të shtetit.

Edhe pse njerëzit e pushtetit tërë vitin dhanë deklarata se vizat hiqen në dhjetor, dje, Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, konfirmoi se në agjendën e publikuar për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së për datën 6 dhjetor, Kosova nuk figuron që është në rend dite për çështjen e liberalizimit të vizave.

Kjo edhe e rrezikon Kosovën që të vazhdojë të mbes vendi më i izoluar në rajon.

Pas dështimit të antarësimit të Kosovës në INTERPOL, Qeveria Haradinaj mori vendim për vënien e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjes. Këtë vendim e pritën mirë kosovarët por serbët protestuan disa herë radhazi madje katër kryetarë të komunave dhanë edhe dorëheqje.Vendimi nuk u përkrah as nga zyra e BE-së.

Sidoqoftë, anëtarët e Listës Serbe këtë të diel janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, ata po e presin komisionerin Hahn për t’iu ankuar për taksën. Këta u kanë ofruar 10 votat e tyre opozitës për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Në tërë këtë situatë keryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img