24,04,2024

A do të bëhet Ziadin Sela çelësi i qeverisë?

Must Read
Ziadin Sela

Ajo që paralajmëroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, për rrezikun e përçarjes së votës shqiptare ndodhi. Vota shqiptare u përça te subjektet e vogla politike dhe shqiptarët humbën shumë mandate në përbërjen e re parlamentare të Republikës së Maqedonisë.

Edhe pse me ligj ka edhe 20 ditë kohë për formimin e qeverisë së re, shqiptarët në Maqedoni janë të interesuar të dinë për formatin e kësaj qeverie e cila do të ishte më e dobishme dhe zgjidhja e duhur për to.

Në bazë të rezultateve zgjedhore të ditës së djeshme, VMRO-DPMNE do të fitoje ngushtë ndaj LSDM-së me disa vogla dallim. Kjo gjë i jep mundësinë LSDM-së opozitare që të bëje kalkulime politike pas zgjedhore me partitë shqiptare duke i krijuar mundësinë vetes për formimin e qeverisë së re. Ky pozicion ka ngritur peshën dhe vlerën e subjekteve politike shqiptare, ku as VMRO-DPMNE-ja, po as LSDM-ja nuk do të kanë mundësi që të formojnë qeverinë e ardhshme pa subjektet politike shqiptare.

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme, nuk i lejon BDI-së që vet të vendos për të ardhmen e shqiptarëve të vendit, edhe pse numrat janë të larta në krahasim me të gjitha subjektet e vogla politike shqiptare. Por në këtë mënyrë, as LSDM-ja e as VMRO-DPMNE-ja vetëm me BDI-në, pa një parti të tretë nga radhët e shqiptarëve nuk do të mund të formojnë qeveri, pasi që nuk e arrijnë shumicën e nevojshme parlamentare.

Në bazë të kalkulimeve të zgjedhjeve të ditës së djeshme dhe pozicionit të partive shqiptare një koalicion i BDI-së me PDSH-në e në qeveri me VMRO-DPMNE-në do të ishte i dëmshëm për shqiptarët dhe thuajse i pamundur, pasi që PDSH-ja në pres konferencën e djeshme deklaroi se si parti do ta përkrahin Rilindjen me Besë.

Përveç kësaj, qëndrimi në pushtet i Nikolla Gruevskit thellon dëshpërimin te shqiptarët dhe ngec rrugën euroatlantike të shtetit, ku si pengesë kryesore gjithmonë ka qenë VMRO-DPMNE-ja.

Për këtë arsye, opsioni i vetëm i mundur i qeverisë së re të ardhshme dhe stabile do të ishte një koalicion midis LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët ose Ziadin Selës. Në këtë mënyrë në bazë të numrave kjo qeveri do të krijonte shumicën parlamentare dhe do të ishte stabile ku do të mund të sillte vendime për të gjitha çështjet e rëndësishme në shtet.

Pengesa kryesore e rrugës euroatlantike, VMRO-DPMNE-ja do të kalonte në opozitë, shteti do të zgjidhte kontestin e saj me emrin dhe shumë shpejtë Maqedonia do të integrohej në NATO dhe do ta çelte rrugën për bisedime për futje në Bashkimin Evropian.

*Koment nga TetovaSot

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img