29,03,2024

Balli Kombëtar Demokrat: Demarkacioni rrezikon seriozisht integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror

Must Read

Deklaratë për opinionin publik e Ballit Kombëtar Demokrat për Demarkacionin  

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Paralajmërimi i koalicionit qeveritar për miratimin e njëanshëm të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është hapi i parë në serinë e hapave të paralajmëruar nga qeveria dhe presidenca, të cilët do ta rrezikojnë seriozisht integritetin territorial, sovranitetin shtetëror dhe paqen e brendshme në Republikën e Kosovës. Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, e vetëdijshme për nevojën e bashkimit

demokratik të forcës mendore, fizike dhe ekonomike rreth qëllimit tonë madhor, i fton qytetarët, studentët, intelektualët, nxënësit, akademikët, bizneset, familjarët, ushtarakët, policinë, drejtuesit e bashkësive fetare, mërgimtarët dhe të gjitha hallkat tjera të shoqërisë sonë, që së bashku të vihemi në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kosova, atdheu ynë i përbashkët, sot më shumë se kurrë më parë në dekadën e dytë të këtij shekulli, ka nevojë për një koalicion kombëtar i cili merr përsipër përgjegjësinë për sigurimin e mirëqenjes ekonomike të qytetarëve, për implementimin e demokracisë funkcionale, për bërjen e shtetit ligjor, për mbrojtjen e integritetit territorial, për garantimin e pacenueshmërisë së sovranitetin shtetëror, për themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe për trajtimin me prioritet të

integrimeve shqiptare.

Kosova, atdheu ynë i përbashkët, nuk mund të bëhet shtet funkcional duke i shkelur të drejtat kombëtare të shqiptarëve, duke i privilegjuar, rehabilituar dhe duke i trajtuar me prioritet kërkesat antishqiptare të kriminelëve serb të luftës.

Kosova, atdheu ynë i përbashkët, nuk mund të bëhet shtet i së drejtës dhe shtet ku sundon ligji e lulëzon mirëqenja ekonomike, përderisa shqiptarëve, si bartës kryesor dhe garantues të sovranitetit shtetëror e integritetit territorial, ju ndalohet jeta dhe lëvizja e lirë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kosova, atdheu ynë i përbashkët, dhe ne si qytetarë autokton të këtij shteti, jemi pjesë e pandashme e kontinentit europian, me të cilin na bashkojnë vlerat e kulturës burimore dhe interesat e përbashkëta për sigurimin e paqes dhe mirëqenjes ekonomike.

Megjithatë, shteti ynë Kosova dhe ne si shoqëri, nuk mund të pranojmë të integrohemi në Bashkësinë Europiane si protektorat i kontestuar, si shoqëri e përçarë, si lypës mëshire dhe si puthadorë të Brukselit.

Për t’a bërë Kosovën shtet të pranuar, të integruar dhe të respektuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, ne si qytetarë dhe si subjekte politike duhet të marrim në dorë përgjegjësitë që na takojnë dhe të largojmë sa më parë nga pushteti koalicionin e komunistëve të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Për t’a bërë Kosovën shtet funkcional dhe të integruar në BE, ne si qytetarë, si subjekte politike dhe si shoqëri civile, nuk guxojmë t’i pranojmë dhe t’i implementojmë në asnjë rrethanë Marrëveshjet e Tradhtisë më të Lartë Kombëtare, siç janë cilësuar me të drejtë:

  1. Demarkacioni me Malin e Zi, i kontestuar me fakte shkencore nga ekspertë të fushës, dhe
  2. Asociacioni i Serbisë së Madhe, i vlerësuar si akt i madh i triumfit të politikës gjenocidale të Serbisë mbi dinjitetin njerëzor dhe ekzistencën fizike të kombit autokton shqiptar në Siujdhesën Ilirike.

Për Kryesinë e Ballit Kombëtar Demokrat

Ajete Ibrahimi, sekretare për media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img