Ferizaj

KPF nuk e përkrah propozimin për ndarjen e një parcele për një objekt banimi për nevojat e komunitetit pakicë


Publikuar më:


Hapjen e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa e ka bërë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri. Ai ka prezantuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin parapare për këtë mbledhje. Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Ferizajt nuk i ka dhënë sot dritën jeshile propozim vendimit për ndarjen e një ngastre kadastrale e planifikuar për ngritjen e një objekti të banimit për pjesëtaret e komunitetit RAE. Lidhur me këtë ka reaguar edhe përfaqësuesi i zyrës së komuniteteve duke thënë se ky propozim e ka mbështetjen edhe të Qeverisë së Kosovës. Ishin këshilltarët e opozitës ata të cilët e kundërshtuan këtë projekt propozim duke thënë se propozimi nuk e ka arsyeshëmrinë e plotë dhe se i tërë ky proces është i dyshimtë.

Në anën tjetër përfaqësuesi i LDK-së në KPF, Muhamet Çerkini, ka thënë se Kuvendi duhet të merr vendim për ngritjen e një objekti për të pastrehët por jo që ky vendim edhe ti përjudikoj edhe përfituesit. Ai ka thënë se përveç këtij komuniteti, nevoja për strehim ka edhe në kuadër të komunitetit shumicë. Ky propozim me shumicë votash nuk ka kaluar, ndërsa lidhur me këtë qëndrim të KPF-së ka reaguar edhe përfaqësuesi i zyrës së komuniteteve Rexhep Bajrami, duke thënë se këtë propozim e përkrah edhe Qeveria e Kosovës dhe se nuk bëhet fjalë për kurfarë keqpërdorimi me emra.

Komiteti për Politike dhe Financa i ka propozuar kuvendit shfuqizimin e një vendimi dhe shndërrimin e një ngastre kadastrale nga zona ekonomike në pronë komunale për zhvillim ekonomik. Gjithashtu KPF-ja në parim e ka përkrahur propozim vendimin në parim të Drafte Kornizën Afatmesme Buxhetore.

Comments
To Top