24,04,2024

96 projekte infrastrukturore pritet të realizohen këtë vit

Must Read

Drejtoria e Infrastrukturës në Ferizaj, ka prezantuar punën e kësaj drejtorie për 3 mujorin e parë të këtij viti.

Gjatë viti 2016 në komunën e Ferizajt u tha se pritet të realizohen 96 projekte infrastrukturore.

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Gafurr Ilazi, tha se, këto ditë falë përmirësimit të kohës kanë filluar të punojnë në realizimin e disa projekteve.

Ilazi shtoi se përveç projekteve infrastrukturore nga komuna e Ferizajt, janë miratuar edhe 7 të tjera nga Ministria e Infrastrukturës.

“Deri më tani kemi iniciuar 13 procedura të tenderimit për projekte me buxhet të këtij viti. Ndërkaq, gjatë këtij tre mujori pritet të shpallen të gjitha tenderët për investime kapitale. E, në këto ditë kemi përfunduar edhe 2 rrugë, atë Ismet Aliu dhe Endrit Cara. Përveç këtyre projekteve sivjet nga Ministria e Infrastrukturës, i kemi 7 projekte që janë miratuar për investim, projekte dy vjeçare që pritet të fillojnë këtë vit”, është shprehur Ilazi.

Drejtues të Infrastrukturës thanë se, janë në fazën e fillimit të disa projekteve të ndryshme, si asfaltime, kanalizime, ujësjellës e të tjera. Ai tha se punët të cilat pritet të fillojnë së shpejti të realizohen, kanë një rëndësi të veçantë për banorët e këtij qyteti.

” Gjatë kësaj jave pritet të fillojnë punimet në rregullimin e kanalizimit të fshatit Mirash, asfaltimin e rrugës në fshatin Bibaj e cila lidh dy magjistralet , asfaltimin e rrugës Asdreni, ndërtimin e rrugës në Koshare, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Zaskok në lagjen e Çerkinve si dhe rregullimin e kanalizimit në Zaskok dhe Pleshine, si dhe rrethimin dhe rregullimin e varrezave të qytetit, e projekte të tjera”, ka thënë Ilazi.

Ndërkohë u bë e ditur se, në vitin 2016 buxheti i komunës së Ferizajt, për investime kapitale është mbi 4 milion euro. Ndërsa deri tani të alokura nga të hyrat vetanake dhe grantet e qeverisë u tha se janë afër 2 milion euro, kurse të shpenzuara për projekte të ndryshme 768 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img