23,04,2024

Topalli: Ka zyrtar kosovar që ka pagën 5223 euro (Video)

Must Read

Paga mujore e presidentit të vendit Hashim Thaçit bashkë me atë të kryeministrit Isa Mustafa dhe të ministrit të financave Avdullah Hotin kapin vlerën e 5546 euro.

Por në Kosovë është dikush që merr gati po kaq para i vetëm.

Është ky drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli që merr pagë mujore prej 5223 euro.

Këtë ai e ka bërë vet publike përmes deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion. Niveli i kësaj page në institucionin që i raporton Kuvendit, caktohet nga bordi.

E këto të ardhura të kreut të Trustit që ka në menaxhim 1.3 miliard euro po i vlerëson të tepërta drejtuesi i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike.

E dikush po llogaritë e po thotë se të ardhurat mujore të kreut të institucionit që merret me menaxhimin e kursimeve të  272 mijë kontribuuesve pensional po dalin të jenë dhjetëra herë më të larta se të ardhurat mujore të pensionisteve.

Në organizatën Çohu po kërkojnë që qeveria ose kuvendi të ndërmarrin masa që paga e Ardian Zallit mos të mbetet në këtë nivel.

Edhe sipas kreut të komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike paga e Zallit duhet të rishikohet nga institucionet e vendit.

Vetë Ardian Zalli, e as zyrtarët për informim në Trustin e Kursimeve Pensionale nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për pagën që merr drejtori i Trustit./KlanKosova

Ja cili zyrtar e ka pagën 5223 euro by GazetaExpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img