26,04,2024

Ilazi në Pejë: MSA është një kontratë për të ardhmen e vendit tonë

Must Read

Zëvendës ministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi së  bashku me Ambasadoren Holandeze në Kosovë Gerrie Willems dhe zëvendësministrin e administrimit të pushtetit lokal Gecaj këtë të mërkure  kanë  zhvilluar një debat publik në Kuvendin Komunal të Pejës me qëllim informimit të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal për përmbajtjen e MSA-së, Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.

13511057_1741054249493804_8326522132358515184_n

Kjo ishte konferenca e dytë informuese për MSA-në pas asaj për rajonin e Prishtinës, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në përkrahje nga GIZ.

“Marrëveshja historike midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pra Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (MSA), është një kontratë për të ardhmen e vendit tonë, që hap mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe qëllimi i së cilës është anëtarësimi i Kosovës në BE.Me hyrjen në fuqi të MSA-së, Kosova ka filluar rrugëtimin zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe tani Republika e Kosovës është pjesë e procesit formal të anëtarësimit, njëjtë sikur të gjitha vendet e rajonit.Procesi i zbatimit të MSA-së do të kërkoj bashkëpunimin dhe koordinimin te të gjithë akterëve, duke përfshirë komunat, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit. Dhe duke qenë që agjenda evropiane përfaqëson një konsensus shoqëror dhe politik, atëherë edhe ky bashkëpunimin nuk është vetëm një opsion, por një obligimin për të gjithë ne.Përparimi i Republikës së Kosovës në rrugën e vetë evropiane do të arrihet me zbatimin e mirëfilltë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim (MSA), dhe ky duhet të jetë fokusi jonë. Komunat e Kosovës, janë kyç në procesin e zbatimit të reformave evropiane dhe në ketë drejtim ne presim për një bashkëpunim të mirë dhe të gjatë të ketë proces” ka thënë Ilazi

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img