20,04,2024

OVL e UÇK-së zgjedh Këshillin Drejtues. Kryetari dhe kryesia zgjedhen më 10 qershor

Must Read

Ferizaj– Më 04.06.2016 në Ferizaj u mbajt Kuvendi i 3-të zgjedhor i OVL-së të UÇK-së, Dega në Ferizaj.

Pas pjesës ceremoniale, ku me praninë e tyre na nderuan mysafirët nga pushteti lokal e qendror, shoqëria civile, mediet etj., Kuvendi zgjedhor filloi punën në bazë të agjendës së përgatitur, statutit dhe rregulloreve të OVL-së të UÇK-së.

Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 115 delegatë të përzgjedhur në mënyrë demokratike nga të gjitha nëndegët e Komunës së Ferizajt.

Në bazë të rendit të ditës, me shumicë votash u zgjodhën këto komisione:

Kryesia e punës prej 5 anëtarësh, komisioni për verifikimin e mandateve prej 3 anëtarësh dhe komisioni zgjedhor prej 3 anëtarësh.

Në këtë Kuvend, i cili zgjati mbi 12 orë, u zgjodh Këshilli Drejtues prej 31 anëtarësh. Zgjedhjet u organizuan në mënyrë krejtësisht demokratike dhe me transparencë maksimale. Delegatët u zgjodhën me votim të fshehtë, ndërsa numërimi dhe publikimi i rezultateve u bë para të gjithë delegatëve që ishin të pranishëm në ato orë të gjata të punës.

Për shkak të procesit të gjatë zgjedhor, nga Këshilli i Drejtues i përzgjedhur u vendos që zgjedhja e Kryetarit me Kryesi dhe delegatët për Kuvendin Qendror të OVL-së të UÇK-së të bëhet më datë 10.06.2016 nga ora 17:00.

Procesin zgjedhor të këtij Kuvendi e ndoqën dhe e monitoruan një anëtarë nga Kryesia Qendrore OVL-së, OJQ-të, mediet, me ç’rast i falënderojmë përzemërsisht,thuhet në një komunikatë lëshuar nga kryesia e  punës.

Më poshtë po publikojmë listën prej 31 delegatëve të përzgjedhur në Këshillin Drejtues.

Me respekt,

Kryesia e punës së OVL-së të UÇK-së, Dega në Ferizaj

1. Imri Ilazi
2. Faton Sadriu
3. Luan Jahiri
4. Gazmend S. Bytyçi
5. Ilmi Ramusholli
6. Nexhat Shahini
7. Rafiz Sejdiu
8. Bashkim Hyseni
9. Nazmi Baliu
10. Sefer Muhadini
11. Besim Nuha
12. Milikie Rexha
13. Naim Ymeri
14. Ajet Ramadani
15. Tafë Zenuni
16. Driton Ferizi
17. Nexhat Ramusholli
18. Ilir Orllati
19. Bajrush Rexhepi
20. Enver Reka
21. Afrim Nuha
22. Bajram Bega
23. Milazim Salihu
24. Shemsi Heta
25. Skender Kurti
26. Sokol Isufi
27. Arian Imeri
28. Gani Asllani
29. Nazmi Krasniqi
30. Nexhat Misini
31. Afrim Rexhepi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img