20,04,2024

Kryetari Svarqa ka pritur Kosovar Sadikin, lojtar i Stoke City

Must Read

Kryetari i Ferizajt sot ka takuar lojtarin e Stoke City, një talent shqiptar që po shkëlqen , Kosovar Sadikin, mbrojtësin me prejardhje nga Ferizaj.
Svarqa në këtë takim ka përgëzuar Kosovar Sadiki për suksesin e arritur në futboll në arenën ndërkombëtare.
“Sot pata nderin që ta pres në zyrën time njërin nga futbollistët më cilësor që ka komuna e Ferizajt e që I takon gjeneratës së re,I cili si mërgimtar në Kanada ka arritur tu bie në sy menaxherëve te futbollit dhe tani ka arritur të jetë lojtar i Stok City,aty ku luan edhe Xherdan Shaqiri. Nuk kam asnjë dilemë që edhe ky do të jetë një nga futbollistët që do të na prezantoi denjësisht dhe nga përvoja në këtë klub mund të arrij edhe më shumë. Në emër të qytetarëve ferizajas i kamë dëshiruar sukses . Besoi që ky do të jetë një shembull edhe për talentët e tjerë të rijnë të gjeneratave të reja dhe me sukseset e tyre do të na bëjnë të ndihemi krenarë” tha Muharrem Svarqa.
13383528_1060730053973907_1167383564_o
Kosovar Sadiku tha se u ndie shumë mirë kur mori ftesën e kryetarit të Ferizajt për tu takuar.
“Koha e shkurtër që kam si sportistë nuk më jep mundësi shumë të kem vizita por këtu e ndiej veten shumë mirë. Karrierën së pari e kam nisur të luaj në një ekip në Kanada dhe këtu jamë vërejtur nga menaxherët e sportit dhe si rezultat vitin e kaluar më është ofruar kontrata për të luajtur në futbollin anglez pra në Stok City” tha Kosovar Sadiki.
Me Kosovarin ishte edhe gjyshi I tij I cili tha sëe tërë jetën e ka kaluar në mërgim por suksesi I Kosovarit e ka bërë shumë të lumtur.
“Si familje sportdashëse suksesi i Kosovarit na ka bërë të lumtur pasi ka arritur që të arrij atje ku është ëndërr e çdo kujt. Sportistët gjithmonë kanë qenë si ambasador të vendeve të tyre prandaj shpresoj që edhe nipi im do të na përfaqësoj ashtu siç duhet” tha Sylejman Sadiki,gjyshi i Kosovarit.
Si çdo shqiptar edhe Kosovar Sadiki ,edhe pse tani vetëm 17 vjeçar ,ka ëndërr që një ditë të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në fillim të vitit të kaluar , talenti kosovar nënshkroi kontratë profesionale me ekipin nga Premier League, Stoke City, dhe për dy vite e gjysmë do të jetë pjesë e Akademisë së klubit anglez.
gjysmë do të jetë pjesë e Akademisë së klubit anglez.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img