19,04,2024

Origjina dhe toponimet e fshatit Zotaj (ish-Vojnovc)

Must Read

Nexhat Shahini- Historian                    Fshatit Zotaj ( Vojnovc)- Fshati Zotaj, dikur i quajtur Vojnovc, shtrihet në veriperëndim të Ferizajt, në kilometrin 10. Banorët e fshatit flasin me admirim për historikun e fshatit në periudha të ndryshme e deri te ajo e luftës së fundit të UÇK-së. Fshati është i banuar nga pjesë të ndryshme të vendit, rrethi i Ferizajt, i Shtimës, Malishëvës e pjesë të tjera.

             Origjina dhe toponimet e fshatit Zotaj – Fshati Zotaj numëron rreth 274 shtëpi dhe këto lagje: Lagjja e Fejzullahëve, Lagjja e Jasharve, Lagjja e Kurtajve. Në këtë fshatë ka të ardhur prej: Pleshinës, Topillës dhe të Jezercit. Brenda fshatit janë dy monumente në listën zyrtare të Ministrisë së Kulturës  (MKRS), të cilat mbrohen me ligj: është Kulla e familjes Fejzullahu dhe xhamia e fshatit. Përveç këtyre dy objekteve të rëndësishme për trashëgiminë kulturore është edhe oda e Ramë Sylës, e ndërtuar qysh në vitin 1913, në të cilin objekt deri më tani që nga ndërtimi nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje dhe qëndron në këmbë, madje edhe e banueshme. Si mjaftë të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore, kryetari i fshatit Musa Shabani e cilësoi dhe dy toponimet me karakteristikë të veçantë.

,,Varret e Krushqve” – toponim po thuaj se e gjen në çdo fshatë, e që ka vetëm legjenda për këto toponime dhe asnjëherë fakte për ta dëshmuar, ku aty janë ndesh  dy palë krushq, në mungesë guximi për të ia liruar rrugën njëri tjetrit kanë filluar zënkat e që janë vrarë të gjithë, në bazë të miteve e legjendave, në të kaluarën lirimin i rrugës, nënkuptonte përulje dhe nënçmim, si traditë e mëparshme që nuk ua kanë lëshuar rrugën njëri tjetrit. Dëshmi për këto varre ka qenë më se 20 ari, por gurtë që kanë qëndruar janë larguar dhe ajo tokë është shndërruar në tokë pjellore e kjo gjë ka ndodh për shkak të moskujdesit nga njerëzit që kjo gjë të mos ruhet.

,,Jarugat e Zotajve” – E toponim i veçantë për fshatin janë edhe Jarugat e Zotajve, sot një rrugë, që në bazë deklarimeve të përfaqësuesit të fshatit dhe banorëve vendës të saj, i ndjeri Mustaf Mehmetaj i cili ka qenë hulumtues për këto gjëra, ka paraqit në nivel komunal e të Kosovës, që ky fshat në bazë të kësaj rruge të merr emrin Zotaj, e nga banorët ashtu edhe njihet, por që ky emër akoma nuk ka hyrë në fuqi për shkak të disa rrethanave të ndryshme, e emri zyrtarë ende quhet Vojnovc.

Historiku për shtëpinë e Ramë Sylës, e në ditët e sotme pronë e Avdyl Mehmetit, për mejtepin e fshatit, xhamit dhe hoxhallarët më të shquar qysh nga viti 1913.

 

Oda e Ramë Syl Mehmetit        Oda e Ramë Syl Mehmetit,e ndërtuar në vitin 1913, e cila ka shërbyer si odë për mysafir, miq dhe njerëz të panjohur që kanë ardhur këtu kanë gjetur një strehim. Ata kanë qëndruar me  net të tëra, ku vet ata i ka prit Ramë Syla, ashtu siç e ka tradita shqiptare.”- kështu e filloi historinë për njërën ndër shtëpitë më të vjetra në këtë fshat zotëri Idriz Mehmeti, nipi i Ramë Sylës.

Aty ku sot ndodhët shkolla fillore e fshatit, dikur ishte i ndërtuar mejtepi. Për mejtepin sipas përfaqësuesit të fshatit, është ndërtuar pas odës së Ramës Sylës, e bazamenti i të cilit sot ndodhët nën shkollë. Ky mejtep sipas të intervistuarit Idriz Mehmetit, nuk ka qenë një mejtep i zakonshëm, por i cili ka ndryshuar nga mejtepet tjera. Ai, flet edhe për rënditjën që ka qenë e klasëve, zyrja e mësuesit apo hoxhës, me një model të tillë që nuk është parë në vendet tjera. Shkollimi në atë kohë ka filluar në odën e Ramë Sylës, filloristët të cilët kanë bërë “hatme” (lexim Kurani), për t’u mësuar shkrimi dhe leximi e gjuhës së Kuranit (arabishtja e vjetër). Pastaj, me ndërtimin e mejtepit është hapur medrese e nivelit të avancuar të mesëm, ku nga ky mejtep kanë dal hoxhollarë me namë siq janë: Mulla Mahmuti i Reçakut, Mulla Mahmuti i Gaçkës, Mulla Ymeri i Pleshinës, Mulla Rrahimi i Gadimës, Mulla Faiki i Muhovcit, Mulla Rama i Sllatinës

Gjithsej nga ky mejtep në atë kohë kanë dalë afër 30 hoxhallarë.“Në atë kohë mësimi është mbajtur për këta të medresës në mejtep, kurse odat e fshatit kanë shërbyer si internat (konvikte) i atyre nxënësve, ku të cilët kanë fjetur nëpër oda e janë ushqyer. Nuk ka munguar edhe kujdesi për ta, i cili kujdes është bërë nga pronarët e odave, të gjitha nevojat tjera i kanë kryer pronarët e odave, duke i shërbyer çështjes fetare e kombëtare”, kështu e vazhdoi tutje rrëfimin zotëri Mehmeti. Ai vazhdoi rrëfimin për mejtepet duke thënë se atëherë turqit i kanë hap mejtepet vetëm në gjuhën turke, ku mësimi ka qenë në gjuhën arabe, por e ndaluar ka  qenë gjuha shqipe.

Këtyre hoxhollarëve për shkollim iu ka prirë Mulla Veseli, emrin e të cilit sot mbanë xhamia e madhe në Ferizaj. Mejtepi i parë fillorist që kanë bërë “hatme” (mësim dhe lexim arab) ka qenë në odën e Ramë Sylës, ku lart në odë kanë qëndruar hoxhallarët me familje dhe në odë poshtë kanë mësuar nxënësit. Kur është ndërtuar mejtepi, hoxha i parë që ka dhënë mësim ka qenë imam i fshatit, në xhaminë e cila sot nuk është më, por që ka qenë në të njëjtin oborr me xhamin e ditëve të sotme në fshatin Vojnovc, Mulla Nazifi nga Kosharja, pastaj hoxha i dytë Havuz Alia nga Prizreni i cili ka qëndruar në odën e Ramë Sylës. Pas këtyre ka ardh Mulla Veseli i cili është nga Jezerci, i cili në Prizren e ka kryer medresën, e pas përfundimit të medresës ai ka ardhur në fshatin Zotaj. Ai  shtoi se kur është përfunduar medreseja për t’u dhënë diplomat e për të uruar hoxhallakun në këtë xhami kanë bërë ushtrimet vet talebët (nxënësit e mejtepit), kanë fal namazin kanë dal imam, dhe në një formë e kanë pasur provimin në këtë xhami.

Shtëpia Kullë e familjes Fejzullahu

Shtepia Kull ne Zotaj    Me elemente Utilitar, në komunën e Shtimes është edhe shtëpia e familjes Fejzullahu nga fshati Zotaj (Vojnovc), e cila gjendet në hyrje të fshatit dhe ka vlera të trashëgimisë kulturore arkitektonike,  karakteristike për Rrafshin e Kosovës dhe në detabazën zyrtare mbanë numrin 003425.

Duke u bazuar në stilin dhe teknikën e ndërtimit, me tulla argjile të pjekur, supozohet se kjo ndërtesë i takon gjysmës së dytë të shekullit XIX. Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie (Kullë) dallon shumë nga ndërtimet e tjera të këtij rajoni dhe krahas vlerave arkitektonike në vete mban edhe vlera historike. Shtëpia e Familjes Fejzullahu paraqet një shembull të të veçantë të ndërtimit për këtë rajon, dhe dallohet nga ndërtimet e periudhës së njëjtë.

 

 

Xhamija e fshatit Zotaj 

Xhami ne fshatin Zotaj          Në qendër të fshatit, është ndërtuar edhe xhamia e fshatit, e cila nga viti 2015 është në detabazën zyrtare të monumenteve të cilat mbrohen me ligjë dhe ka numrin rendor 003425. Tiparet e xhamisë së ngritur në brendësi të fshatit janë me elemente  shqiptare të besimit islamë. Kjo xhami është e ndërtuar në shekullin XIX me iniciativë të Ramës Sylës, e të përkrahur nga fshati në përgjithësi. Ndërtimi i xhamisë është përfunduar në vitet 1923 – 28 dhe materiali me të cilën është punuar ka qenë prej tullave. Disa iniciativa që janë ndërmarrë nga fnde të ndryshme të siguruara, kanë paraparë që xhamia duhet rrënuar, për tu zëvendësuar me një të re, por duke pasur parasysh se xhamia në fjalë është në detabazën zyrtare të MKRS-së, është vepër e dënueshme çdo ndërhyrje në të pa miratimin e institucioneve kompetente.

 

Lufta e fundit në Kosovë në fshatin Zotaj (Vojnovc)

Kontributi i fshatarëve ka qenë i madh, ngase ky fshat ka një traditë kombëtare dhe fetar sepse këto dy gjëra shkojnë njëherit bashkërisht, sepse ai i cili është fetarisht i ngritur është edhe në nivel kombëtar.”- kështu e filloi rrëfimin zotëri Musa Shabani për luftën e fundit në Kosovë, respektivisht për fshatin e tij Zotaj. Ai tutje shtoi se në luftën e fundit fshati Vojnovc është njohur edhe si fshat bukëdhënës. Në këtë fshat kanë qëndruar njerëz nga Prishtina e Ferizaj e kanë qëndruar këtu, sa që në një dhomë janë strehuar banorët, duke e bërë me rend edhe gjumin e natës. Ky fshat ka pasur 13 ushtar të rregullt.Në fshatin Zotaj janë këta dëshmorë:Bashkim Emini,Ibrahim Shabani dhe Nazim Kokollari.

Autor: Nexhat Shahini – Historian 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img