20,04,2024

Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj: Kryetari i Komunës dhe Rektori i Universitetit po dëmtojnë studentët

Must Read

Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj përmes një komunikate për media këtë
të Premte ka reaguar kunddrejt Kryetarit të Komunës së Ferizajt z. Muharrem
Svarqës dhe Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
z. Agron Bajraktari duke aluduar se duke bërë politika partiake dhe duke
shfrytëzuar pozitat e tyre po dëmtojnë studentët. Forumi i Organizatave
Rinore Ferizaj përmes komunikatës kërkon që të ndalen padrejtësitë dhe të
kontribuojmë bashkarisht për të mirën e përgjithshme, më poshtë keni tërë
komunikatën.

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa në seancën e fundit të
Kuvendit Komunal duke pasur përkrahjen e asambleistëve në KK Ferizaj ka
marrur vendimin që hapësira pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara
në Ferizaj të shfrytëzohet për varrezat e qytetit, duke pamundësuar një
herë e përgjithmon që në atë hapësirë të ndërtohet Mensa dhe Konviktet,
këtë hapësirë UShAF ka kërkuar për Mensë dhe Konvikte vitin e kaluar, por
Kryetari Svarqa ka anuluar për motive politike, gjë që ka nxitur studentët
të reagojnë me protesta nga më të ndryshmet, por edhe përzierja e Rektorit
të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj z. Agron Bajraktari
që protestat nuk janë të organizuara nga Universiteti apo nuk ka përkrahjen
e Rektorit dëshmon se organizatorët e kësaj kauze shoqërore që ngriti
organizata studentore “Demokracia Studnentore” nuk ka motive politike apo
partiake, por punon vetëm në dobi të studentëve.

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim
me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me Këshillin Themelues
dhe stafin akademik e administrativ kanë lënë jashtë Bordit Themelues
strukturën më të lartë zyrtare në nivel lokal atë të Kryetarit të Komunës,
për motive politike e partike duke pasur parasysh faktin që Rektori
Bajraktari dhe Kryetari Svarqa janë i përkasin partive të ndryshme
politike, dhe në këtë mes ata që dalin të dëmtuar janë studentët.

Madje, Rektori i UShAF-së në komunikatën e publikuar një ditë më parë ka
thënë se protestat nuk janë të organizuara nga studentët, por ne i’a
rikujtojmë z. Bajraktarit se “Demokracia Studentore” ka dalur fituese e
zgjedhjeve dhe pikërisht kjo organizatë studentore ka dalur fituese e
zgjedhjeve dhe krerët e kësaj organizate janë pikërisht në vitin e fundit
të studimeve në këtë Universitet, që bie ndesh me tërë atë çfarë ka thënë
ai, Rektori Bajraktari me anë të asaj komunikate ka bërë një shpifje për
opinionin publik, dhe është pikërisht ai që ka ndihmuar Kryetarin aktual të
Parlamentit Studentor të UShAF-së, dhe është pikërisht Rektori Agron
Bajraktari që ka kërcënuar krerët e “Demokracisë Studentore” duke harruar
kështu se ai përfaqëson Rektoratin e Universitetit, nivel ky akademik dhe
jo një klasë të gangsterizmit.

Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa në njërën anë po luan faktorin votë duke
mos dërguar varrezat e qytetit në fshatin Balaj, ndërsa Rektori Agron
Bajraktari po luan faktorin të quajtur interes duke mos përkrahur studentët
për protestë, madje Rektorit të UShAF-së as që i është kërkuar që të
përkrahet kjo, por ai për interesa të tjera doli kundër studentëve dhe ne
jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale që po gjendet në qytetin e Ferizajt
sepse Agron Bajraktari është nga Drenica dhe ai vjen një herë ose dy herë
gjatë javës për disa orë dhe ikën përsëri në Drenicë, por studentët dhe
nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore që studiojnë aty janë për çdo
ditë dhe dëmtohet, në anën tjetër Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z.
Muharrem Svarqa nuk i bëhen vonë fare për këtë shtresë së shoqërisë sonë
dhe shikon vetëm anën e interesave partiake. Andaj, kujt po i bëhet vonë
për studentët, shto faktin se Parlamenti Studentor i UShAF-së është nën
diktatin e Rektorit Bajraktari.

Duke pasur parasysh këto rrethana dhe shumë faktorë të tjerë, Kryetari i
Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj z. Milaim Nuhiu i’u drejtohet të dy
këtyre institucioneve që të ndalin politikat e tyre të cilat i kontribuojnë
negativisht studentëve dhe shoqërisë. Kryetari i Komunës ka votat e
asambleisteve dhe ka mandatin e tij qeverisës njëashtu edhe Rektori i
Universitetit Publik të Ferizajt ka pozitën e tij, por studentët nuk kanë
nevojë të bien pre e politikave ditore të njerëzve që janë në pushtetin
aktual.

Ne si Forum i Organizatave Rinore në Ferizaj jemi të shqetësuar për
situatën e krijuar nga të dyja palët si nga ana e Komunës së Ferizajt po
ashtu edhe nga ana e Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në
Ferizaj, ngase në këtë mes nuk del përfitues asnjë dhe të gjithë janë
humbës, por më së shumti humbin studentët, dhe krejt këto situata janë të
krijuara për favore ose disfavore politike e partiake, andaj i’u bëjmë apel
që të vihet drejtësia në vend dhe jo për interesa partiake të dëmtojnë
studentët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img