Lajme

YAHR:Gjendje e keqe e objektit të gjimnazit në Lipjan


Publikuar më:


Lipjan, 11 Maj 2016 :  OJQ “YAHR” shpreh shqetësim për gjendjen teknike te objektit te gjimnazit “Ulpiana”, i cili prej me shume se dy vitesh nuk po i plotëson as kushtet minimale për procesin mësimor. YAHR-i ka pranuar një varg ankesash nga prindërit e nxënësve rreth kësaj çështje përderisa komuna prej vitesh nuk i kishte shqyrtuar ankesat e tyre për renovimin e këtij objekti. Nyejt sanitare ne ketë objekt te shkollës janë ne gjendje shume te keqe gjë qe nxënësit mund te pasojnë ndonjë epidemi përderisa rrjeti i kanalizimit dhe i ujësjellësit është i dëmtuar andaj era e keqe e ka përfshirë e gjithë objektin shkollor. Nuk e di se ai organet komunale prej rreth dy vitesh nuk po bëjnë asnjë investim ne këtë objekt. Të gjithë e dine se objekti i ri i dedikuat për këtë gjimnaz ishte nisur tash e 6 vjet nuk po finalizohet,  mirëpo komuna nuk po arrijnë ti beje presion kësaj ministrie.

Comments
To Top