20,04,2024

Jep dorëheqje nënkryetari  dhe anëtar të kryesisë nga nëndega e LDK-së në Duraj të Kaçanikut

Must Read

Në nëndegën e LDK-së  Duraj-Gabrricë të Kaçanikut ka dhënë dorëheqje nënkryetari   Alush Hasaj dhe disa anëtar të kryesisë.

Hasaj i  ka thënë  FerizajPres se  arsye për këtë ishte neglizhenca e kryetarit të kësaj nëndege që i bënte  anëtarëve të kryesisë.

“Kemi biseduar edhe me kryetarin e degës së LDK-së në Kaçanik për problemet  në këtë nëndegë e sidomos për kryetarin i cili  sillej sikur kjo nëndegë të jetë pronë e tijë, mirëpo nuk është ndërmarr asgjë.Prandaj  e vetmja rrugë ishte që të jap dorëheqje.Këtë e kanë bërë edhe disa anëtar të kryesisë në shenjë pakënaqësie” tha Hasaj.

Hasaj  më pas tha se është duke menduar që   aktivitetin e tij ta vazhdoj në ndonjë subjekt tjetër politik,aty ku  ka  gatishmëri bashkepunimi dhe hapësirë për të kontribuuar.

Në anën tjetër kryetari i degës së LDK-së në Kaçanik  Selim Reka  tha se ende nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar nga kjo nëndegë. Për arsyet të cilat    u tha se janë bërë këto dorëheqje  Reka tha se   zgjedhja e kryetarit   është bërë përmes  zgjedhjeve të lira të brendshme,  të këtij subjekti politik dhe ndërrimet eventuale dihet se si shkojnë, pra sipas statutit të këtij subjekti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img