Ferizaj

Mobilizohet Aleanca e Grave në Ferizaj,fton për pjesëmarrje ne protesta


Publikuar më:


Aleanca e Grave të Kosovës dega në Ferizaj ka organizuar një takim mobilizues për protestën e 14 majit e cila pritet të organizohet në Prishtinë.Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetarja e AGK-së Magbule Shkodra dhe kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj,Xhavit Zariqi.

“Takim mobilizues për protestën e 14 majit, ku të pranishëm në këtë takim ishte Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj z. Xhavit Zariqi, Kryetarja e AGK-së z. Magbule Shkodra, Kryetarja e AGK-së dega në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani. I bëjmë ftesë të gjithë qytetarët pa dallime partiake, të cilët nuk janë të kënaqur me këtë gjendje në Kosovë, që me 14 maj edhe më fuqishëm të protestojmë për këtë qeveri e cila e ka shkelur kushtetutën, dhe për këtë qeveri tanimë e cila e ka humbur legjitimitetin.
SHIHEMI NË SHESH ME 14 MAJ, ORA 14, PRISHTINË” ka shkruar kryetarja e AGK,dega në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani.

Comments
To Top