19,04,2024

Ndaloni, pash besën!

Must Read

Iva edhe deputeti, ka javë e javë që deshe apo nuk deshe të shfaqen nga portalet e uritura për LIKE.

Janë kaq të shpifura disa portale, sa paskan filluar të japin edhe emra të supozuar deputetësh, që mund të jenë dashnori i një vajze që shkel çdo etikë vetëm e vetëm të njohim gjoksin dhe buzët e saj të krijuara nga doktori i operacioneve plastike .

Ju lumtë juve o media, që shkoni e njollosni emra të burrave apo baballarëve të dikujt, vetëm e vetëm për të mbledhur klikime.
Ju lumtë, që i jepni gjithë hapësirën e mundshme një fenomeni kaq negativ, e që fatkeqësisht nga mendjet e njoma mund të shihet si shembull për arritjen e famës dhe parasë.
Çka nëse po përdoret titulli i nderuar “deputet”, veç sa për famë nga kjo vajzë? Çka nëse nuk ka asnjë deputet kosovar që takohet me këtë “Iva bombën”, që vuan për show?
A e keni menduar që ata emra deputetësh që po i përmendni pa asnjë arsye, kanë gra të cilat do fillojnë dyshimet, kanë fëmijë që mund të turpërohen para shokëve??

Po ju kur shihni ujkun që po han delet, keni frikë të flisni dhe shkruani me pompozitet “shikoni krimbi në arë”.

E shkrova gjithë këtë, duke parë nga ana e një gruaje, nëne apo vajze të dikujt që mund të njolloset pa pikë pune. Nga ana e një qytetareje të këtij vendi ku jepet edukatë e ndyrë përmes shembujve më të kqinjë duke ua dhënë hapësirën më të  madhe!

Shkruan – Hysnije Mustafa-Shamolli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img