26,04,2024

3 fshatra të Ferizajt kërkojnë asfaltimin e rrugës 5-kilometërshe

Must Read

Banorët e fshatrave: Prelez i Jerlive, Mohoc dhe Lloshkobare të Ferizajt prej më shumë se 3 vjetësh e kërkojnë asfaltimin e rrugës kryesore, e cila lidhet me qendrën e qytetit. Mirëpo deri tashti një kërkesë e tyre nuk është shqyrtuar nga ekzekutivi i kësaj komune.

Sipas banorëve asfaltimi i kësaj rruge prej 5 kilometrash është mjaft e rëndësishme përderisa do ta lehtësojë qarkullimin e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq nga ana tjetër zyrtarët komunalë të Ferizajt janë zotuar se gjatë këtij viti do realizohet ky projekt, kurse Ministria e Infrastrukturës ka alokuar 350 mijë euro, ndërkaq në një të ardhme të afërt pritet të zhvillohen edhe procedurat e tenderimit.

Bajram Haxha banor nga fshati Prelez i Ferizajt ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge, do ta lehtësonte qarkullimin e qytetarëve për 3 fshatra të Ferizajt, por edhe për disa fshatra të Komunës së Shtimes, të cilëve u shkurtohet rruga prej 5 kilometrash drejt Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img