28,03,2024

Sektori i bujqësis në komunën e Hanit të Elezit ka kapacitete për hapjen e vendeve të reja të punës

Must Read

Komuna e Hanit të Elezit ka identifikuar se sektori i bujqësisë ka kapacitet dhe potencial të nevojshëm për hapjen e vendeve të reja të punës me përkrahje konkretet të bizneseve fillestare.

Ky koncept strategjik i komunës së Hanit të Elezit gjeti përkrahje të plotë me Projektin e Laboratorit të Biznesit (LAB-i) të kompanisë për prodhimin e çimentos “Sharrcem-TitanGrup”
Laboratori i Biznesit i dizajnuar që të mbështesë dhe përshpejtojë procesin e zhvillimit të suksesshëm të kompanive të reja duke i ndihmuar ndërmarrësit e rinj me burime dhe shërbime të ndryshme po kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës duke promovuar zhvillimi i sektorit privat.
Vargut të shumë projekteve të LAB-it të realizuara në sektorin e bujqësisë në komunën e Hanit të Elezit iu shtua edhe projekti i fermës së lopëve qumështore në fshatin Pustenik.
Fadil Brava nga fshati Pustenik është përfituesi i këtij projekti të cilit sot iu dorëzuan 10 lopë qumështore.
Për të uruar fillimin e punës familjen Brava e vizituan kryetari i komunës Rufki Suma dhe Drejtori i kompanis “Sharrcem-TitanGrup” Emmanuel Mitsou.
Z. Emmanuel Mitsou duke uruar familjen Brava për fillimin e këtij biznesi tha se të gjitha këto të arritura të projektit të LAB-it nuk do të mundë të realizoheshin pa përkrahjen e kryetarit të komunës Rufki Suma. Ai tha se qëllimet e projektit LAB janë që të kontribuohet në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të promovohet zhvillimi i sektorit privat.
Ndërsa Kryetari i komunës Rufki Suma duke uruar për sukses të këtij biznesi tha se suksesi i tyre do të jetë shembull për të tjerë se mundë të gjenerohen vende të punës edhe nga sektori i bujqësisë. Ai falënderoi Drejtorin e kompanisë “Sharrcem-TitanGrup” Emmanuel Mitsou si donatorin kryesorë të Projektit” LAB” për përkrahjen e komunës së Hanit të Elezit në një segment shumë të rëndësishëm siç është bujqësia duke u zotuar se Komuna e Hanit të Elezit do të vazhdojë të përkrah fuqishëm iniciativat të cilat promovojnë zhvillimin e sektorit privat.

13084264_10208236885513482_2064848543_n 13081730_10208236886753513_455130943_n 13090229_10208236887153523_1556890873_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img