03,07,2025

Liga e Institucione Shtime:Shoqëria Civile zbret në tokë Këshillat Lokal !

Must Read

Të mërkurën mbrëma në fushën Arbëri në Shtime u zhvillua xhiro e X-të e Ligës së Institucioneve në Shtime.

Ndeshja e parë  u zhvillua në mes të  Vjosës e Idriz Ajetit ku Vjosa shënoi fitore të thellë ndaj skuadrës nga Pjetërshtica e pa dyshim se më i miri në këtë fitore ishte Fatos Sokoli i cili e mbylli ndeshjen me gjashtë gola të shënuar nga 12 sa shënoi gjithsej skuadra e tij kundrejt një goli të Idriz Ajetit që e realizoi Safet Brahimi.

Emin Duraku&Skënderbeu arriti që të kthehet në lojë nga disafantazhi prej 2:0 për të barazuar 2:2 në fund me skuadrën e Komunës së Shtimes, ishte Hysen Syla ai që realizoi të dy golat për EDS ndërsa për zyrtarët paraprakisht kishin shënuar Mustafë Ismajli e Adnan Muharremi.

Kampionët në fuqi fituan me rezultat minimal 1:0 me golin e Pajtim Përteshit duke vazhduar rrugëtimin për ta fituar për të tretën herë me radhë kupën e Liderit, vlen të përmendet fakti që fitorja e FSK-së do të ishte shumë më e thellë nëse në portë nuk do të ishte Riad Mahmuti i cili mahniti me pritjet e tij.

Skuadra e Pastërtisë ka befasuar të gjithë duke e mposhtur Shkollën e Mesme me rezultat 4:2 përkundër faktit që Pastërtia pati një lojtarë më pak në fushë shkaku i mungesave por ky fakt nuk i pengoj skuadrës së Ferid Bilallit që në fund doli kokë lartë dhe fitoi edhe takimin edhe shumë përkrahje nga publiku në fushë.

QIRSKP dhe Bajram Curri&Lasgush Poradeci regjistruan një barazim që nuk i konvenon asnjërës palë. Të dy skuadrat patën avantazhin por në fund pikët u ndanë.

Ndeshja e fundit ishte një super sfidë, ku Faton Mustafa dhe Shoqëria Civile e tij ju revanshuan Bujar Osmanit dhe Këshillave Lokal duke i mposhtur me plotë meritë me rezultat 3:1. Dy gola të Muhamet Fazliut dhe një tjetër i Idriz Hajrizit ishin të mjaftueshëm që qytetarët aktiv të mposhtin Këshillat Lokal për  të cilët kishte shënuar vetëm Granit Ademaj.

Gara për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe Play OFF po bëhet cdo here e më atraktive në Ligën e Institucioneve në Shtime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img