26,04,2024

Ka ndërruar jetë i aksidentuari nga Gremja e Ferizajt

Must Read

Mjekë kujdestarë të QKUK-së në Prishtinë, kanë njoftuar se ka ndërruar jetë, A.A. (51 vjeç) nga Gremja e Ferizajt, i aksidentuar më 17.04.2016 në afërsi të fshatit Brod të Shtërpcës.

Rasti kishte ndodhr në aksin rrugor, Ferizaj – Shtërpcë. Sipas raporeve policore, ngasësi, tashmë i ndjeri (A.A), duke mos e përshtatur vozitjen me kushtet e rrugës, e kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ishte rrotulluar.                                                                     Fillimisht, ngasësit i është dhënë nidhma mjekësore në spitalin e Ferizajt, për tu dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë dje më 26.04.2016.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i të ndjerit,  është dërguar   për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa me rastin po merret Sektori i Hetimeve të Aksidenteve të Trafikut Rajonal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img