19,04,2024

Zana Tahiri fituese e  festivalit për fëmijë Diamond-Fest

Must Read

Ferizaj Zana Tahiri është shpallur  fituese e edicionit të tretë të  Festivalit Diamond-Fest  të mbajtur në Ferizaj

Pjesëmarrës në edicionin e tretë të këtij festivali ishin  22 fëmijë  të cilët vinin nga Ferizaj,Gjilani,Kërçova, Kaçaniku dhe Tirana.

Në emër të qeverisë komunale këtë festival e ka përshëndetur   Naim Ferati, drejtor i DKRS-së në Ferizaj.

“Ky Festival  vazhdimisht po korrë suksese dhe po hynë në arenën e festivaleve mirë të organizuara në trojet shqiptare. Iniciativa e artistëve ferizajas është një iniciativë e mirëfilltë kulturore, iniciativë e dashamirëse  e këngës dhe artit  ferizajas Prandaj ne si qeveri komunale e marrim si obligim që ta mbështesim këtë festival me qëllim që të kultivon vlera të reja edhe shumë vite” tha Naim Ferati

Në këtë festival të gjitha këngët ishin premier dhe u dëgjuan për herë të parë nga publiku.

Në një skenografi të rregulluar mirë dhe një përgatitje me përkushtim,  fëmijët  kënaqën  të pranishmit me këngët dhe interpretimet e tyre.

Njomza Mezini, drejtoresh e Festivalit tha se në përgatitjen  e këtij festivali u punua me përkushtim dhe përkundër  vështirësive e sidomos material u arrit që më në fund  të bëhet një paraqitje e mirë e të gjithë pjesëmarrësve.

“Ishte një Festival i cili po organizohet për herë të tretë  dhe jemi të kënaqur me interesimin që po zgjon.Vetë pjesëmarrja nga trojet shqiptarë tregon për masivizimin që po merr ky Festival. Por falë dy sponsorëve kryesorë të Festivalit dhe RTV 21 si sponsor medial e pa harruar edhe gatishmërinë e Teatrit Adriana për të na ndihmuar u arrit që ky festival të përfundoi me sukses” tha Njomza Mezini,drejtoreshë e Festivalit “Diamond Fest”

Festivali kishte karakter garues prandaj  Juria  ndau edhe shpërblime për kategori të  ndryshme.

Çmimet e Festivalit:

Vendi i parë-   Zana Tahiri

Vendi i dyt-   Antigona Musa

Vendi i tretë-   Eloreta Dërguti

Dueti më i mirë-  Salije Bajrami dhe Yll Ajnoja

Orkestrimi më i mirë-  Roza Sadiku

Paraqitja skenike më e mirë-   Alejna Svarqa

Çmimi i publikut-  Zisa Mulaj

Teksti më i mirë-  Arnisa Malsiu

Vokali më i mirë – Laura Hyseni

Çmimi iI internetit- Vesa Breznica

Çmimi Best dance- Uran Ismjli

Solisti më i mirë – Orges Isufi

Solistja më e mirë- Kejsi Buci

Kompozimi më i mirë- Edueda Salihaj

Interpretimi më i mirë – Nita Hashani

Çmimi Çesk Zadeja – Erika Grainca

Debutanti më i mirë- Princesha Topalli

Çmimi Kënga Hit – Drion dhe Etikë Shaqiri

Çmimi Diamant –  Earta Neziri

Çmimi i Parë Junior- Buna Azizi

Çmimi i Dytë Junior- Lea Ramadani

Çmimi i Tretë Junior- Amra Sahiti

12980742_1031917930188453_1197451249_o (1) 13010183_1031918116855101_1562139011_o (1) 13009793_1031918380188408_15140094_o (1) 13016671_1031918720188374_310705304_o (1)

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img