Sport

A do t’ia kthej  Federata e Volejbollit pikët  KV “Luboteni” ? (Dokument)


Publikuar më:


Mbrëmë ,më 07/04/16, me fillim  në ora 19:00 në pallatin e sportit “Karagaç” në Pejë është zhvilluar ndeshja e parë e finales së play off-it  në volejboll, në mes të klubit të volejbollit “Besa ” nga Peja dhe klubit “Luboteni ” nga Ferizaj .

Kjo lojë ka përfunduar me rezultat 3:1 të mirë të klubit pejan.

Mirëpo burimet tona brenda Federatës së Volejbollit dhe klubit “Luboteni” bëjnë të ditur që KV “Luboteni ”  ka paraqitur ankesë në federatën e volejbollit , respektivisht pranë  komisarit të garave të kësaj federate .

KV Luboteni pretendon se KV “Besa” gjatë ndeshjes së mbrëmshme ka bërë shkelje të rëndë të rregullores teknike, propozicioneve të garave duke angazhuar dy lojtarë Libero në lojë. Me këtë veprim është shkel rëndë neni i rregullores mbi propozicionet e  garave që është në fuqi nga Shtatori i vitit 2015 . Ankesa është bazuar në  Aneks  Propozicionin pë Gara të Fewderatës  së Volejbollit të Kosovës, Neni 3 ku thuhet:

” Ekipa në formacion mund të këtë maksimum 2 libero ( aktiv dhe rezervë) vetëm në rast se ekipi numëron 12 lojtarë -re ”

Aneks

Ndërsa ekipi pejan ka angazhuar 2 libero në lojë, duke pasur vetëm 11 lojtarë .

Nëse Federata e Volejbollit  dhe organet e sajë veprojnë si në rastet e kaluara,atëherë ndeshja e mbrëmshme duhet të regjistrohet në favor të ekipi ferizajas.

Ditë më parë  Federata e Volejbollit të Kosovës  për gabime teknike  dënoi   KV “Luboteni”  dhe i pikët u regjistruan në favor të ekipit  KV ” Prishtina Wolley” apo siç quhet “fitore në tavolinë”

12970129_10207467654107838_2027359825_o 12962668_10207467654507848_1470203232_o

Comments
To Top