Sport

Liga e Institucineve në Shtime: FSK nuk lëshon pe, QIRSKP e zbret në tokë Institutin


Publikuar më:


Dje, në Shtime është  zhvilluar xhiro e VII-të e Ligës së Institucioneve në Shtime.
Në ndeshjen e parë Komuna Shtime fitoj lehtësisht ndaj Pastërtisë me rezultat 5:1, golat për zyrtarët i shënuan Hysen Hyseni (1) dhe Mustafë Ismajli (4) ndërsa për Pastërtinë realizoi Bajram Isufi.
Vjosa shënoi fitore ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime me rezultat 6:3 duke vazhduar me rezultate pozitive. Për KBI shënuan Driton Luma e Ilir Hajrizi ndërsa edhe një autogol erdhi për ta i realizuar nga Gazmend Zeqa. Për Vjosën shënuan Mentor Salihu tri herë dhe nga një herë Gazmend Zeqa,Fatos Sokoli dhe Avdullah Beqiri.
Idriz Ajeti doli të jetë një dardhë me bisht për Shkollën e Mesme pasi që e ndali atë me barazim duke ja mohuar përkohësisht të drejtën për tu future në gjashtë më të mirat,Bujar Tërshani realizoi dy gola por njërën nga to në portën e gabuar ndërsa golat tjerë i shënuan Fadil Gashi për Idriz Ajetin dhe Valon Abazi për Shkollën e Mesme.
Me tre gola të Bashkim Ramadanit, dy të Bujar Arifit dhe nga një tjetër të Fatlum Malokut e Astrit Feratit Bajram Curri&Lasgush Poradeci fitoi 7:2 ndaj Emin Durakut &Skënderbeut për të cilët kishin shënuar Hysen Syla e Muhamet Mehmeti.
FSK nuk ”lëshoi pe” as në xhiron e shtatë duke shënuar shtatë fitore në po aq xhiro ku kësaj radhe për ushtarët nuk qoi peshë fakti që rival ishte skuadra e pa mposhtur deri dje Shoqëria Civile. Qëndrim Bajrami ishte lojtari vetëm që kishte shënuar për qytetarët aktiv ndërsa për FSK-në realizuan Shefqet Ademi , Muhamed Bullatovci dhe Ardian Rushiti (2). FSK fitoi 4:1 ndaj Shoqërisë Civile ndërsa në këtë takim gjyqtari Ibrahim Halili përjashtoi nga loja me plot të drejtë Egzon Mustafën i cili bëhet lojtari parë që ndëshkohet me të kuqë këtë sezon.
Kur Instituti Special Shtime po kalonte një formë jashtëzakonisht të mirë atyre përpara ju del QIRSKP e cila e mposhtë atë me rezultat 3:0 në një takim ku QIRSKP luajti mjaftë mirë. Golat për QIRSKP i shënuan Butrint Zymeri (2) dhe Idriz Dugolli (1).Pas kësaj fitoreje QIRSKP hyn në zonën e Play OFF ndërsa ISSH-së humbja e takimit i kushtoi edhe me hubjen e pozitës së dytë në tabelë pasi që këtë gabim të tyre më së miri e shfrytëzuan Këshillat Lokal të cilët fituan 8:2 ndaj Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës të dy golat i shënoi më anë të Ramadan Krasniqit ndërsa Këshillat Lokal realizuan Armend Imeri (4), Herolind Selmani (2) dhe Qëndrim Hoxha (2).
Gara për Play OFF në Shtime është tejet atraktive pasi që diferenca e pikëve është shumë e ngushtë kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të Kampionatit.

Comments
To Top