20,04,2024

Xhiro e VII-të në Ligën e Institucioneve në Shtime pritet të sjellë spektakël !

Must Read

Shtime , 4 Prill 2016

Liga e parë e Institucioneve që u formua në Kosovë është ajo në Shtime ku në këtë Komunë po zhvillohet sezoni i tretë i garave.

Aktualisht FSK është lidere e tabelës ndërsa afër sajë janë edhe ish finalistët e sezonit të kaluar, Instituti Special Shtime por edhe Shoqëria Civile.

Të mërkurën, më  6 Prill, me fillim nga ora 18:20 do të nisin takimet e xhiros së VII-të ku në ndeshjen e parë  Pastërtia do të takohet  me Komunën e Shtimes në një takim ku zyrtarët do të kërkojnë fitoren e radhës për tu ngritur në renditjen tabelare dhe të afrohet në zonën play off.  Por edhe Pastërtia këtë edicion po tregohet një arrë e fortë që nuk po thehet lehtë nga skuadrat.

Këshilli i Bashkësisë Islame do të provojë  ta harrojë sa më parë humbjen që ja shkaktoi Komuna në Protect System Cup dhe do të kërkojë fitoren ndaj KF Vjosës e cila po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë.

Skuadra modeste e Idriz Ajetit do të pres Shkollën e Mesme ndaj të cilës shumë herë ka ditur të jetë një rival i pa përshtatshëm.

Katër Shkolla të përfshira në një takim të vetëm do të mundë ti shohim të mërkurën nga ora 20:20 ku Bajram Curri & Lasgush Poradeci që po kalojnë një formë brilante do të përballen me Emin Durakun & Skënderbeun e cila po ashtu është një skuadër e fortë.

Super sfida vije nga ora 21:00 ku në arenën e “gladiatorëve”  “Arbëri “  Yjet e FSK-së do të përballen me atë të Shoqërisë Civile. Të dy skuadrat deri tani nuk njofin humbjen në garat e ligës por gjërat mund të ndryshojnë të mërkurën nëse njëra nga to do të vazhdoje ta ruaj epitetin e të pamposhturit, por për këtë duhet ta fitojnë takimin.

Në ora 21:40 zhvillohet Derbi i fqinjëve ku dy Institucione afër njëra tjetrës do të vinë në “Arbër” për tu ri takuar pas plot një sezoni. Instituti Special Shtime do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive por për këtë duhet ta mposhtë QIRSKP-në e cila përkundër disa rezultateve jo të mira vazhdon të jetë një rival i frikshëm për skuadrat tjera sidomos kur mendojmë një mbrojtje të udhëhequr nga Driton Halimi e Nazmi Krasniqi.

Krejt  në fund të kësaj xhiroje uniformat blu do të përballen me Këshillat Lokal në një takim ku pa dyshim se do të jetë  interesant sepse në fushë do të jenë  lojtarët e Policisë së Kosovës të cilët shumë shpesh sjellin lojë atraktive,gola të bukur me anë të Hyzer Dugollit e Naim Rexhajt .

E mërkura na bashkon në sportin më të bukur në botë , FUTBOLLIN.

Liga e Institucioneve Shtime, eventi që duhet të na bashkojë në sport për tu argëtuar bashkërisht !

12417749_455021578024308_8211341890356050523_n [45095438]

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img