20,04,2024

74 vjeçari në Ferizaj që tha se iu vodhën mbi 11 mijë euro pasi shiti lopët, kishte gënjyer

Must Read

Deklarata e një 74 vjeçari, i cili me datë 15 të këtij muaji kishte lajmëruar policinë se iu vodhën 11 mijë e 400 euro pasi kishte shitur shtatë krerë lopë në tregun e kafshëve në Ferizaj, doli të jetë e rrejshme.

Përmes një komunikate për media, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se ka arritur të zbardhë rastin i cili nuk ishte i vërtetë.

Gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit policorë kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, se i njëjti nuk kishte pasur lopë fare dhe nuk kishte qenë as në tregun e kafshëve, por që kishte lajmëruar rrejshëm këtë rast, gjë të cilën e ka pranuar në tërësi .

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të zbardhë rastin, të raportuar me datën 15.05.2021, si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Viktima , tashmë i dyshuari I.A ( M/SH/K), 74 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 15.05.2021 rreth orës 09:30, kishte shitur në tregun e kafshëve në Ferizaj, shtatë krerë lopë në vlerë të 11 mijë e 400 euro dhe se në ditën e njëjtë, rreth orës 15:30, sipas tij këto të holla ju kishin vjedhur në një qendër tregtare në Ferizaj .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img