27,04,2024

7 vjet të Shqipërisë në NATO

Must Read

20160404094305741646

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të zbarkojnë sot në sheshin “Nënë Tereza” për të përkujtuar 7 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ministria e Mbrojtjes do të ekspozojë armatimin e ri të forcës tokësore, asete të FA, të forcës detare dhe ajrore.

Bashkia e Tiranës ka dekoruar qytetin me simbolet dhe flamujt e Aleancës së Atlantikut, ndërkaq më 27 maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, pas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashkuar Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hyre ne programin e partneritetit per paqe.

Me 7 prill të 2009-ës për herë të parë flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve të tjerë të vendeve anëtare në selinë e NATO-s në Bruksel. Shqipëria u bë pjesë e punimeve të samitit jubile, të zhvilluar në Strasburg e Këln, në 60 vjetorin e krijimit të organizatës, ku presidenti Obama i dorëzoi presidentit të atëhershëm Bamir Topi, dokumentin e anëtarësimit.

E vlerësuar si faktor stabiliteti ndër vite në rajonin e Ballkanit, tashmë me një rol vendimmarrës Shqipëria renditet përkrah partnerëve të saj në përballimin e sfidave të sigurisë globale. Me misionet e saj ushtarake ajo është rreshtuar në mbrojtje të paqes dhe lirisë në Irak e Afganistan, ç’ka u vlerësua edhe në samitin e Çikagos në majin e vitit 2012.

Lufta kundër terrorizmit e veçanërisht Shtetit islamik, ku Shqipëria është pjese e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA është sot sfida kryesore për Aleancën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img