19,04,2024

56 pacientë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt, 2 në gjendje të rëndë

Must Read

56 persona me simptoma të virusit Covid-19 janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt, ku 46 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri, tha se ditëve të fundit brenda 24 orëve 30 deri 40 persona të dyshuar me virusin korona, po kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë spital.

“Në spitalin tonë i kemi të hospitalizuar 56 raste, prej tyre 46 pacientë janë duke u trajtuar me terapi protokollare dhe oksigjeno-terapi, ndërsa dy pacientë i kemi në CPAP që janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe diku brenda ditës jemi duke pasur një frekuentim diku 30 deri 40 pacientë  që janë duke kërkuar ndihmë për kontrolla specialistike”, tha Zeqiri.

Rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për oksigjen ka bërë që brenda 24 orëve në këtë spital të shpenzohen  afër 120 bombola oksigjeni.

“Sa i përket oksigjenimit ne jemi duke u furnizuar nga tre operatorë, për momentin jemi mirë me oksigjen, jemi duke e shfrytëzuar edhe kontratën e Kuvendit Komunal për shfrytëzim pasi ne më parë brenda javës kemi shpenzuar 30-40 bombola, ndërsa në ditët e sotme brenda 24 orëve i shpenzojmë diku 120 bombola që është një rritje enorme e shfrytëzimit të oksgjenit“, theksoi ai.

Zeqiri ankohet se neglizhenca e nivelit qendror për të funksionalizuar objektin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, në mënyrë që pacientët me Covid-19 të trajtohen aty, po ndikon në mosofrimin e shërbimeve të tjera mjekësore brenda këtij spitali.

“Mundem të them që është nevojë jetike për qytetin tonë pasi ne kemi ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet e shërbimeve për patologjitë e tjera, ne jemi duke operuar vetëm me emërgjencën primare, ndërsa gjinekologjinë e kemi transferuar në Dispanzer ku është me një kapacitet të përgjysmuar ku mund të merret ndihma bazike për qytetarët e këtij regjioni, ne kemi bërë projektin e detajuar, ia kemi dërguar ministrisë, ata në parim e kanë pranuar ndësa ne ende jemi duke pritur që të jetësohet ai objekt”, u shpreh Zeqiri.

Në komunën e Ferizajt aktualisht janë 208 persona aktiv me Covid-19, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img