03,07,2025

53 vjeçari nga Ferizaj rrah familjarin e tij 75 vjeçar, policia gjatë bastisjes në shtëpi i gjen armë e fishek

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , gjatë dites së djeshme (10.08.2021) , rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se një person me inicialet A.S i moshës 53 vjeçar, pas një mosmarrëveshje familjare që kishte me personin tjetër, me inicialet S.S i moshës 75 vjeçar, këtij të fundit i ka shkaktuar lëndime trupore.

75 vjeçari, pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë .

Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin A.S e shoqëron në stacionin policor  në Ferizaj dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti dërgohet në mbajtje për  48 orë , ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

“Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve , siguron informacionet se viktima e këtij rasti S.S  posedon armë ilegale në shtëpi. Në lidhje me këtë, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj , rreth orës 20:10, Njësia e Hetimeve bastisë shtëpinë, tani të dyshuarit  S.S, ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri : një pushkë automatike AK-47 me një karikatorë dhe 23 fishek , një pistoletë me një karikatorë dhe 8 fishek dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në raport.

Ky rast,  mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img