26,04,2024

50 mijë punëtorë të kualifikuar kërkohen nga Gjermania, aplikimi në zyrat e punës

Must Read

Rreth 50 mijë vende të lira pune u janë ofruar shqiptarëve nga shteti gjerman.

Mekanik, hidraulik, inxhinierë ndërtimi, infermierë, mjekë, e shumë profesione të tjera janë në dispozicion të shqiptarëve, mjafton të keni një certifikatë që mund tju sigurojnë një vend pune në shtetin gjerman.

Në Zyrat e Punës në Tiranë, një nga sportelet i është vënë në dispozicion Qendrës gjermane të Informimit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, për t’u shpjeguar të rinjve sesi të aplikojnë për këto vende pune.

“Shqipëria ka një numër të lartë papunësie dhe Gjermania ofron vende pune. Ne bashkëpunojmë me Agjencinë Federale të Punësimit në Gjermani. Ndaj, ata që do të duan të shkojnë për punë atje duhet të njohin gjuhën gjermane, të kenë një profesion. Ne do t’i këshillojmë sesi të aplikojnë në mënyrë të suksesshme”, tha Bernahard Schattner.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi theksoi se rruga e vetme në tregun e punës është profesioni dhe ne po i orietojmë të rinjtë drejt arsimit profesional.

“Arsimi dhe formimi profesional nuk është një mundësi për t’i çuar të rinjtë jashtë, por është një mundësi për t’i mbajtur ata në Shqipëri, sepse në qoftë se një i ri apo e re shqiptare ka një profesion, është i denjë për në tregun vendas të punës, është një mekanik apo bujk i mirë, me pagën e denjë që mund të marrin në Shqipëri e kanë më të mirë jetën se në Gjermani”, tha Klosi.

Që prej 1 janarit, në Gjermani janë punësuar 800 shqiptarë nëpërmjet këtij projekti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img