Lajme

4 vjet pa Arbën Xhaferin


Publikuar më:


Xhaferi u nda nga jeta më 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjeçare, pas vuajtjes së sëmundjes së parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Ai ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare.

Comments
To Top