29,03,2024

38 vjet burg për vrasjen e Reshtanit

Must Read

gjykata-apelit-2

Fadil Shala u dënua më 14 vjet burg ndërsa vëllezërit Enver e Artan kryeziu me nga 12 për vrasjen e nipit

Dy vëllezërit Kryeziu dhe një dajë e nip i tyre kanë marrë sot 38 vjet burg nga gjykata në Suharekë pasi u gjetën fajtorë për vrasjen e një të afërmi të tyre në Suharekë.

Pas një sërë seancash gjyqësore, trupi gjykues sot shpalli aktgjykimin në rastin e njohur si “Reshtani”.

Fadil Shala u dënua më 14 vjet burg ndërsa vëllezërit Enver e Artan Kryeziu me nga 12 për vrasjen e Burim Kryeziut në fshatin Reshtan.

Për vrasjen e Burim Kryeziut, u gjet fajtor dhe u dënuan Fadil Shala me 14 vite, ndërsa vëllezërit Enver e Artan Kryeziu me nga 12 vite burg.

Rasti i referohet një vrasjeje të ndodhur më 2 gusht 2012 pas një përleshjeje ku ishin përfshirë familja e Nuhi Kryeziut, në njërën anë, dhe familjet e vëllait të tij Jonuz Kryeziut dhe e dhëndrit (njëkohësisht edhe mik) Izet Shala nga Peqani. Burimi, i cili kishte vdekur nga plagët e marra në këtë rrahje, ishte i biri i Nuhiut.

Ramë Dreshaj, avokat i të akuzuarit Artan Kryeziu, pas shpalljes së aktgjykimit, tha s eka mbetur i befasuar nga ky vendim.

“Provat materiale krejt tjetër gjë flasin. Me të vërtetë jam befasuar, kam pritë që trupi gjykues që të jetë në nivel të detyrës, nivel të ligjit, në nivel të drejtësisë, e jo në nivel të interferimeve të jashtme. Kjo më befason sepse është e vërtetë se të gjitha provat materiale edhe mjeko- ligjore flasin se i akuzuari i mbrojturi im edhe i koleges, as që e kanë prek me gisht të vogël (viktimën)”, tha Dreshaj.

Fadil Shala, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes, është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe  është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 15 viteve, ndërsa Enver e Artan Kryeziu, janë dënuar për këtë vepër penale me nga 13 vite burg  edhe me 11 shtator 2014, por lënda ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, për shkak të shkeljeve të evidentuara procedurale./Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img