25,04,2024

300 familje skamnore ndihmohen në prag të festive të fundvitit

Must Read

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me organizatën “Human Appel International”, këtë të mërkurë kanë ndihmuar 300 familje me gjera ushqimore dhe mish në prag të festave të fundvitit. Për të përgëzuar këtë shoqatë në shpërndarjen e këtyre ndihmave doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta, është shprehur se kjo ndihmë po bëhet në mënyrë që sadopak tu dilet në ndihme personave që kanë nevojë.

“Ne kemi aksione të tilla, ndërsa sot kemi realizuar bashkëpunimin tonë me organizatën “Human Appel International”, ku sot po shpërndajmë gjera ushqimore dhe mish për 300 familje të cilat i kemi bërë në bashkëpunim me këtë shoqatë. Kjo ndihmë nuk do të jetë e fundit që do ta japim sot, por do të vazhdojmë me ndihma të tilla për ti gëzuar edhe familjet tjera që kanë nevojë”, ka thënë drejtori Karameta.

Nga ana tjetër Zaim Baftiu përgjegjës i projekteve në këtë organizate, ka thënë se ky projekt është tradicional.

“Kemi rreth 14 tonë mish kurbani që shpërndahet nëpër komuna të Kosovës, prej tyre janë rreth 2 mijë kilogram mish që po shpërndajmë në Komunën e Ferizajt”, ka thënë Baftiu.

U bë e ditur se ditëve në vijim do të ndihmohen edhe familje të tjera skamnore me rastin e festave të fundvitit.

15727374_1378238238877662_2937275519596771532_n 15697887_1378238232210996_661601365759513025_n 15780759_1378238145544338_8359848033411022979_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img