29,03,2024

23 të vdekur në vendin e punës në 2018

Must Read

Në konferencën e fundvitit, BSPK ka paraqitur vitin 2018 si vitin me më së shumti raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

“Gjatë këtij viti ka pasur 23 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Fatkeqësisht është numër rekord”, ka thënë kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Sipas Azemit, këto raste, ndër të tjerash po ndodhin si mungesë e edukimit të pronarëve dhe punëtorëve.

“Inspektorati i punës komplet ka dështuar në këtë vijë në te cilën po shkojnë jetët e punëtorëve”, ka thënë Azemi.

Azemi po ashtu tha se rreth 50% e punëtorëve të sektorit privat punojnë pa kontrata pune, pa siguri e një pjesë e tyre janë edhe nën moshë madhore.

Në këtë mënyrë, ai tha se shteti po bën krim ndaj punëtorëve të sektorit privat dhe situatën aktuale e ka quajtur gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme. Në emër të BSPK-së, Azemi kërkoi që Qeveria të formojë një fond social, në mënyrë që ta ketë për mbështetje në rastet kur bëhet padrejtësi ndaj punëtorëve në vendin e punës.
Lexo më shumë 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img