19,04,2024

Ferizajasja Olza Hashani, shkëlqen në GALA MBRËMJEN- FLAKA E JANARIT

Must Read

Një këngë kushtuar dëshmorit të kombit,Astrit Bytyçi, kënduar nga këngētarja,Olza Hashani ka rrëmbyer çmimin e parë në Gala mbrëmjen” Flaka e Janarit”, të mbajtur në Gjilan ditë më parë.Tekstin dhe kompozimin e kësaj kënge e ka bërë maestro profesori, Shaban Ratkoceri, me të cilin ndamë disa momente nga kjo ngjarje.

Ai ,thotë se ky çmimi ka ardhur so rezultat i një pune të pērbashkët me Olzen
“Në Festivalin. “XIXAT E FLAKËS” në kuadër të Manifestimit “FLAKA E JANARIT” në Gjilan, Olza Hashani me këngën kushtuar dëshomorit të kombit Astrit Bytyçi morri çmimin e parë në Komunën e Gjilanit.
Për mua ishte një nderë shumë i madh që kjo këngë të përzgjedhet e para nga komisioni i Festivalit, poashtu ndihem shumë më krenar me këndimin profesional të nxënëses time Olza Hashani. Duhët të ceket se ky ishte prezentimi i parë i Olzës në një Festival dhe kështu pataqitja e parë bashkë me çmimin e parë.” ka thënē Ratkoceri.

Me këtë rast ka falenderuar Komunën e Gjilanit, Drejtoreshën e Festivalit, komisionin e Festivalit dhe Radio Televisionin e Kosovës.
Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një kariere të suksesshme që pritet ta ketë Olza Hashani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img