Editorial

Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912 dhe Lufta e Parë Ballkanike


Publikuar më:


Ilir Bytyçi

Kriza e Perandorisë Osmane dhe rrethanat politike në Shqipëri deri në vjeshtën e vitit 1912

Ngjarjet morën një trajektore të re sidomos pas Krizës Lindore(1875-1878) ku humbja e Perandorisë Osmane në luftën ruso-turke, la pasoja të rënda në rrjedhat ballkanike, duke bërë që roli rus të ketë një ngritje të shpejtë përmes vendeve sllavo-ortodokse (Serbi, Bullgari, Mal të Zi dhe Greqi), duke bërë që të marrin sa më shumë territore të mbetura pas largimit të Perandorisë Osmane.  

Këto synime të vendeve sllave do të atakonin në mënyrë direkte copëtimin e trevave shqiptare, duke e mohuar edhe vetë ekzistencën kombit shqiptar. Për shkak se tanimë dihej që gjeohapësira shqiptare, ishte e ndarë në katër vilajete. Por fillimi i shekullit XX-të, shënon kthesë të madhe sidomos dekada e parë, ku Perandoria Osmane, numëronte ditët e saj në Ballkan.

       Por megjithatë format e dhunës së përdorur ndaj shqiptarëve do të vazhdonin edhe me xhonturqit, duke  bërë që dëmet materiale dhe njerëzore të  Kosovës dhe viseve të tjera në vitin 1910 të ishin të mëdha sidomos, pas shuarjes së kryengritjes së vitit 1910 e cila solli mbi 2000 viktima shqiptare dhe duke djegur mbi 50 mijë shtëpi, më pas shkatërrimin e 63 fshatrave. 

Çështja shqiptare  përballë sfidave të kohës – Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912

Më 18 Janar 1912, xhonturqit shpërndanë Parlamentin dhe shpallën zgjedhjet e reja. Në 13 Mars, u nënshkrua marrëveshja serbo-bullgare, mbi bazën e së cilës u formua Aleanca Ballkanike(Pakti midis kryeministrit serb Milovanoviç dhe homolgut të tij bullgar Geshov). Kurse në muajin prill shpërtheu kryengritja kundër xhonturqve në Malësinë e Gjakovës. Në 21 deri në 25 maj, zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomisë të kryengritjes së përgjithshme.

Pikturë kushtuar  Kuvendit të Junikut, ku shihen figurat qendrore të Kryengritjes së Përgjithshme,duke nisur me patriotin intelektual Hasan Prishtinën (1873-1933) më pas me Isa Boletinin(1864-1916) dhe me  Bajram Currin (1862-1925) më bashkëluftëtarë.

Ndërkohë, në maj 1912 kryengritja kundër xhonturqve u shtri në zonën e Pejës, të Lumës, të Mirditës e të Zadrimës.

      Në fillim të muajit qershor, forcat kryengritëse të udhëhequra nga Bajram Curri shpartalluan forcat turke në Qafën e Prushit. Në datat 28 dhe 29 qershor, kryengritësit e udhëhequr nga Isa Boletini, shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senicës. Gjithashtu, brenda këtij muaji, kryengritësit shqiptarë, zhvilluan luftime me forcat turke në zonën e Prishtinës, të Pazarit të Ri dhe të Vushtrrisë, ndërkohë që në datën 4 korrik, morën Krujën dhe më 17 Korrik, hynë në Gjakovë.

Në të njëjtën datë, kryengritja shqiptare, e detyroi qeverinë xhonturke të Said Pashës të jepte dorëheqjen. Në datën 5 gusht, sulltani shpërndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja. Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve të vrullshme, që u pasuan edhe me ngjarje të tjera, në 8 tetor, Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë dhe në 17 dhe 18 tetor, të njëjtën gjë bënë edhe Serbia dhe Bullgaria, gjë që shënoi edhe fillimin e luftës ballkanike. Në tërësi, kjo luftë drejtohej kundër Turqisë, por në një moment të caktuar të zhvillimit të saj, fqinjët kthyen sytë nga Shqipëria, duke synuar copëtimin e saj.

Pamje nga Çlirimi i Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë

Krijimi i Aleancës Ballkanike- ndarja e trashëgimisë otomane

Aleanca Ballkanike do të krijohet në prapaskenën si nxitje e Rusisë, për të dominuar në Ballkan, në vend të favorizimit të një shteti, siç ishte bërë që më 1911. Tanimë 13 mars 1912, u arrit marrëveshja në mes të  Serbisë dhe Bullgarisë.Ku kjo marrëveshje ishte kurorëzuar edhe më një Konventë ushtarake e 12 majit 1912, kjo bëri që Serbia, si indikatorë e kësaj aleance të bënte mobilizimin e 150.000 ushtarëve kurse në anën tjetër aleati i saj Bullgaria,  kishte 200.000 por në muajin tetor ajo përsëri u zgjerua edhe me 100.000 rekrutë. Kurse aleati jugor i kësaj Aleance, Greqia rekrutoi mese 120.000 ushtarë.Fitoret e shteteve ballkanike ndaj Perandorisë Osmane, i detyruan Fuqitë e Mëdha të rishikonin vendimin e tyre për të mos lejuar ndryshimet territoriale në Ballkan, në favor të interesave të aleatëve ballkanikë. Kjo luftëpërfundoi me fitoren e mbretërive ballkanike dhe me ndarjen e territoreve që kishin mbetur deri atëherënënsundimin osman siç ishte rastin me Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat do të çlirohen nga sundimi shekullor osman.Por pasojat e luftërave ballkanike flasin shumë gazetarë dhe publicistë evropian të cilat i përshkruajnë si të tmerrshme të cilat sollën popullatës shqiptare masakra dëbime dhe shkatërrime tëmëdha, ku si pasoje e ushtrimit tëdhunës dhe gjenocidit serb u vranë mbi 25 mijë shqiptarë në të gjithë trevat e Shqipërisë.Vazhdon në edicionin tjetër me artikulln “Rrugëtimi historik deri te shpallja e Pavarësisë”.

Masakrat e ushtrive ballkanike në trevat shqiptare

Ilir Bytyçi- Historian, Përgjegjës për Trashëgimi dhe Muze në Ferizaj

To Top