25,04,2024

20 vjet PDK: Flet rinia e kësaj partie në Ferizaj

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 20 vjetorin e saj, ndërsa përmes një postimi të sekretarit të Rinisë Demokratike në Ferizaj, Ngadhnjim Neziri ka treguar fazat nëpër të cilat ka kaluar kjo parti dhe sfidat e përditshme që ka hasur, shkruan Gazeta Metro.

Neziri përmend kalimin e partisë demokratike nga qendra e majtë në qendër të djathtë, pastaj nga partia e komandantëve tek siç e quan ai, parti të riciklimit ‘’të shoqërisë civile’’.

Ai shpreh ‘’indinjatën’’ të cilën e cilëson me vetë-gjetjen e PDK, duke thënë kështu se ky përvjetor e gjen PDK në kërkim të PDK-së.

Tani besimi i vetëm i PDK ka mbetur në liderin e saj, Kadri Veselin. Dhe pas tërë kësaj disfate të PDK-së ende do vazhdojë të ketë pakënaqësi, por asnjëherë  kurrsesi mungesë të durimit, këmbënguljes dhe Vizionit për Kosovën tonë me zhvillim ekonomik, politike e sidomos kulturorë!- thuhet në postimin e Nezirit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img