19,03,2024

Marigona e Zahir Nezirit (Dëshmorit të ZON)

Must Read
Ishte shumë e vogël, kur me lot në sy, nëna e saj Nadija, po bënte përpjekje që ta vente në dijeni, se babai i saj nuk ishte më në mesin tonë. Nuk donte që t’ia shkëpuste ëndrrat fëmirore, për ti pasur sërish ledhatimet, përkëdheljet e të atit Marigona e vëllai i saj. Ajo tani më do të bënte rolin e babait e të nënës, me përkrahjen e idealistëve që admiruan punën dhe veprimtarin e Zahirit.

Me rritjen e Marigonës, ajo qysh në klasë të parë, e kuptoi se babai i saj ishte Dëshmor i Kombit. Kur ishte kthyer nga shkolla, për pak sekonda kishte folur me fotografin e babait të saj. Asnjëherë nuk e kishte pyetur të ëmën, pse mbante në mur fotografin e babait. Ani pse kur ishte vetëm e vetëm me fotografin, kërkonte një përgjigje nga i ati, dëshironte që përgjithmonë ti ruante ëndrrat e një fëmije, me përqafimet që duhej ti kishte prej prindërit.
Marigona po rritej bashkë me të vëllain, nën përkujdesjen e vazhdueshme të nënës së saj. Shtati i saj i hedhur, nuri i saj prej një princeshe, krenaria e të qenurit bija e dëshmorit, ishin arsyet, që duhej ta bënte babin krenar edhe përtej kësaj bote. Ajo në vazhdimësi vizitonte Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, ku preheshin eshtrat e babait të saj, madje shumë herë vizitonte edhe vendin ku kishte rënë i ati i saj në kërkim të lirisë, tek vendi i quajtur ,,Rrasa e Keqe” në fshatin Jezercë, mbi lagjen e Begajve. Tani më Marigona e kishte të njohur të gjithë historinë e babait të saj, nga nëna, të afërmit, por edhe nga bashkëluftëtarët e të atit të saj, të cilët, nëpër çdo vizitë që bënin, ishte e pamundur të përmbaheshin nga emocionet që i kaplonin, kur shihnin fëmijët e Zahirit. Marigona me respekt të veçanet u falte dashuri, i admironte shokët e babait të saj. Një ditë në heshtje ishte betuar para varrit të babait të saj, se në ditën e martesës së saj, në dasmën e saj, për një kohë do të qëndroj me ata, për të ju treguar se sa të rëndësishëm që janë për të.
Ashtu siç ishte betuar në heshtje, mbajti premtimin e saj. Në ditën e martesës së saj, kishte ftuar të gjithë bashkëluftëtarët e babait të saj, të pikës një (1) të Zonës Operative të Nerodimës, për të qëndruar me ata, në shenjë respekti e dashurie. Në mesin e tyre, Marigona e veshur me fustanin e nusërisë, po përmbahej nga lotët, nuk donte ti mërziste bashkëluftëtarët e babait të saj, donte të ju tregonte, se sa krenar ishte për babain e saj e të shokëve të tij. Deri sa Marigona përmbahej nga lotët, shokët e babait të saj, të cilët nuk i kishin ardhur duar thatë, po i dhuronin një pllakë, me mbishkrimin ,,Luftëtarët e pikës një”, të gjithë kishin shpërthyer në vaj.
Për aq kohë sa qëndruan, Marigona e Zahirit, qëndroi burrërore, e pa përlotur, por krenare që takoi bashkëluftëtarët e babait të saj, në ditën e martesës.
Paq jetë të gjatë Marigona, u trashëgofshi, paq shëndet e lumturi.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit Zahir Nezirit.
Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.

Shkruan : Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img