19,04,2024

Vuçiq: Nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë serbe që nga lashtësia, gjithmonë kemi humbur në luftë me ta

Must Read

Në një intervistë për televizionin publik serb, Vuçiqi tha se Serbia gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe gjithmonë ka humbur.

“Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar. Para kësaj periudhe, numri [i serbëve] është rritur nga viti 1955, por më pas nisën presionet nga migrimi shqiptar. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe dhanë gjithçka për të vetin, shtetin e tyre shqiptar, e ne kemi qenë plot kompromise, madje e kemi lëshuar edhe vendin. Të gjithë dëshironin të çlironin atë të veten edhe pse ajo ka qenë serbe. Kemi bërë gabime dramatike, nga të 90-at e tutje jo aq të dukshme, por në kuptimin e zhvillimit ekonomik kanë qenë të këqija”, ka thënë Vuçiqi duke folur për politikën serbe ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në njërën anë sheh se serbët nuk dëshirojnë zgjidhje të problemit të Kosovës, e në anën tjetër nuk e dimë se me çka përballemi.

Ka thënë se sipas statistikave dhe hetimeve të cilat i ka parë, shumica e popullit të Serbisë dëshiron të mbetet njëfarë statusi neutral, por ka bërë me dije se kjo nuk është e mundur.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, shqiptarët janë të gatshëm të përmbyllin shtetësinë e Kosovës me çdo çmim.

“Por, a jemi edhe ne? Ju pyes se çfarë do të bëjmë nëse do të vinte deri tek ndonjë përleshje? Për këtë arsye vazhdimisht ju kam folur se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, shtoi Vuçiqi, duke kujtuar se ka pasur “luftë me tërë botën dhe me shqiptarët”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia do të ketë probleme edhe më të mëdha se çështja e Kosovës.

“Ne s’kemi dashur të kuptojmë situatën tonë. Gjendja ekonomike është pak më e mirë, e ne mendojmë se mund të bëjmë edhe ato që s’mund t’i bëjmë”, tha Vuçiqi.

Presidenti serb tha të ketë biseduar me zyrtarë të BE-së të cilët i kanë thënë se të gjithë së bashku duhet të bisedojnë, por ka thënë se nuk do të pranojë presione e shantazhe.

“Kanë disa ide për disa kompromise, por asnjë se si t’i qetësojnë shqiptarët. Janë përplot ide, por unë më s’jam i gatshëm t’i dëgjoj. Nuk më intereson fare çmimi. Amerika për shqiptarët është edhe nënë edhe baba, e të tjerët halla e teze”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Ai foli edhe vrasjen e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq, duke thënë se Milan Radojiçiq, i cili u mor në pyetje sot nga organet shtetërore serbe, nuk është fajtor, ndonëse “ai është akuzuar nga të gjithë politikat e mediat, e disa edhe kanë konstatuar se ai është ‘vrasësi i sigurt’”.

Vuçiqi tha se Serbia ka shumë informata për vrasjen e Ivanoviqit, edhe pse ka heshtur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img