25,04,2024

Mbi 140 raste të dhunës në familje për 9 muaj në rajonin e Ferizajt

Must Read

 

Këto statistika shtyejnë policinë dhe akterët e tjerë për të organizuar fushatë për parandalimin e kësaj dukurie.

Në Policinë rajonale të Ferizajt për 9 muajt e parë të vitit 2018 janë raportuar rreth 140 raste të dhunës në familje ndërsa në përgjithësi konsiderohet se është rritur vetëdijesimi i popullatës për të raportuar rastet në organet e sigurisë prandaj ka një numër kaq të madh të rasteve të dhunës në familje.
Për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme dhe sensibilizimin e opinionit se dhuna në familje dënohet, policia rajonale e Ferizajt bashkë me institucionet e tjera lokale ka hapur sot fushatën me moton “Respekto familjen për t’u respektuar”.


Refki Morina udhëheqës i hetimeve në Policinë rajonale të Ferizajt thotë se kjo dukuri duhet të raportohet gjithmonë për të mos u mbajtur të izoluara rastet.
Edhe përfaqësues të qeverisë lokale të Ferizajt në hapje të kësaj fushate thanë se dhuna në familje shpesh riprodhon dhunë prandaj duhet shtuar kujdesi që ligjet në fuqi të zbatohen për dhunuesit në mënyrë që të ketë sa më pak raste të tilla në familjet ferizajase.
Naim Ferati nënkryetar i komunës i cili udhëheq edhe trupën koordinuese kundër dhunës në familje deklaroi se një mobilizim më i mirë i të gjitha institucioneve është mjaft i nevojshëm.

Edhe Kristina Gashi Bytyqi kryesuese e Kuvendit të komunës së Ferizajt në fjalën e saj bëri thirrje që rastet e dhunës të jenë sa më të pakta në shoqërinë tonë.

Fushata që ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje u tha se do ët zgjasë disa ditë dhe do të ketë një shtrije të gjerë nëpër shkolla e nëpër institucione të tjera publike ku do të jepe këshillat e nevojshme si duhet raportuar dhuna dhe çfarë masa duhet të merren ndaj rasteve që kanë të bëjnë me këtë dukuri të shëmtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img