29,03,2024

17 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Must Read

Shkelzen Haradinaj

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 16 prill, ra heroikisht komandanti i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës heroike 131 ”Jusuf Gërvalla”: Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, në betejën e Maznikut.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, sipas bashkëluftëtarëve ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.
Vendosmërinë për mbrojtjen e civilëve dhe luftën deri në dy e tri metra në afërsi e ka përshkruar historiani Muhamet Mali, i cili thotë se Shkelzeni me shokë arriti që disa herë edhe bombat të ia kthejë andej nga kishin ardhur armikut.
“Ai në asnjë moment nuk u nda nga mbrojtja e atyre grave, fëmijëve e pleqve dhe së bashku me shokët e vet ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”.
Ndihmës komandanti për logjistik në Zonën Operative të Dukagjinit, Mustaf Selmanaj, jep detaje për qëndresën e Shkelzenit. A i kujton edhe betejat e para në Baballoq, ku është plagos Shkelzeni.
“Ka pas një plagë shumë të madhe që nuk e ka besuar askush që mund ta tejkalojë atë plagë, ka qenë i plagosur në nofull këtu, ishim mjetet mjekësore ,nuk kishim, më kujtohet ka ardhur në ndihmë Shyqri Nema ku e kemi bo një operacion klasik në dysheme, rrymë nuk ka pas me bateri, po aq ka qenë morali i fortë i Shkelzenit gjatë operacionit më thoshte Mustaf fshija djersët doktorit dhe aty më thotë Shyqri Nema nuk kam pa njeri të tillë dhe thotë moralin në ushtri prej Shkelzenit e kam fituar, ka zgjatë do ditë shërimi i tij ku me ka thanë nuk guxon tre muaj të hiqen telat e nofullës po Shkelzeni pas 15 dite më kish lanë do mjete, dana e ato, pas 15 dite Shkelzeni veç me ka thanë këputmi telat, edhe kam filluar me ia këput telat pa kanë mjek kur një herë”.
Kurse, Daut Haradinaj, duke u ndalur te beteja Malet e Maznikut thotë se 16 prilli ka qenë dit a më goditëse për UÇK-në dhe familjen.
“Data e 16 prillit ka qenë njëra pre ditëve ndoshta më goditëse për UÇK-në po edhe për familjen tonë për shkak se ne e humbëm Shkelzenin por gjithmonë kur e kemi parasysh momentin e rënies së tij është një përparësi edhe është një lehtësim për shkak se e dimë se falë Shkelzenit dhe luftëtarëve tjerë, Fatmirit, Hasimit, Luanit, Agimit muj me thënë se disa qindra civil që ishin strehuar në Malet e Luboqakut sot janë gjallë po në të njëjtën kohë edhe Serbia ka marr një mësim të mirë që tash e tutje nuk ka me mujt me depërtuar në popullatë po edhe nga ai moment edhe nga ai pozicion prej 16 prillit e tutje më Serbia nuk ka mujt me thy pozicionet e luftës në Rajonin e Dukagjinit “, ka thënë ai.
Pas rënies, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për merita të veçanta të treguara në luftë ia ndau gradën gjeneral kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkëlzen Harad inaj është dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kombit’.
Emrin e heroit Shkëlzen Haradinaj, sot e mbajnë sheshet e rrugët anekënd Kosovës e Shqipërisë. Në qendër të Pejës, është ngritur busti i heroit ku edhe sheshi mban emrin e tij.
Shkëlzen Haradinaj është vëlla i dëshmorit të UÇK-së Luan Haradinaj dhe i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img