Ferizaj

154 studentë të Kolegjit Universum do ta vazhdojnë semestrin me bursë në 115 universitete në 26 shtete të Evropës


Publikuar më:


Kolegji Universum mbetet institucion lider i ndërkombëtarizimit. Në kuadër të marrëveshjeve me 115 Universitete Evropiane, 154 studentë të Kolegjit Universum këtë semestër kanë përfituar shkëmbim semestral me BURSË të plotë në 26 shtete të BE-së.
Para nisjes në Evropë, Kolegji Universum organizoi takim përshëndetës me këta 154 studentë përfitues të bursave në 115 universitete në 26 shtete të Evropës. Secili studentë gjatë shkëmbimit semestral përfiton shkollim falas, 850-950 euro kompensim mujor dhe 275-375 euro kompensim për shpenzime të transportit. Kliko këtu, shiko fotot e studentëve përfitues të bursave.
Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 395 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen për këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së.
Edhe ti mund të jesh përfitues i bursës ndërkombëtare në Kolegjin Universum. Eksploro Evropën gjatë studime, studio një semestër në Evropë me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/sq/apliko/
Kolegji Universum, institucioni i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.
Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

To Top