25,04,2024

13 vendvotime më pak në Ferizaj për shkak të pastrimit të listave

Must Read

Në hollin e Kuvendit të Ferizajt është vendosur materiali josensitiv për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në Komisionin Komunal Zgjedhor në Ferizaj, thonë se janë duke i bërë përgatitjet  e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të dielën.

Për dallim nga zgjedhjet paraprake, në komunën e Ferizajt këtë herë do të jenë 13 vendvotime më pak për shkak të pastrimit të listave.

 “Sivjet kemi bërë një pastrim të madh të listave, diku 143 mijë persona në nivel qendror janë hequr nga listat kryesisht që kanë dokumente të UNMIK-ut, por kemi edhe nga administrata pensionale një numër të caktur të vdekurish  dhe kjo ka rezultuar me zvogëlimin e 13 vendvotimeve në komunën e Ferizajt, sivjet janë 134 vendvotime, ndërsa qendrat janë të njëjta, 44 qendra”, tha Rexha.

Për shkak të situatës me pandeminë KQZ-ja ka miratuar edhe një udhëzim administrativ me masa anti covid. Për shkelësit e këtij udhëzimi gjatë procesit zgjedhor, nuk do të mungojnë as gjobat.

“KQZ-ja ka miratuar një udhëzim administrativ në të cilin janë të parapara të gjitha masat anti-covid dhe të gjithë jemi të detyruar të punojmë në bazë të këtij udhëzimi, në rast se nuk respektohen këto masa nga pjesëmarrësit janë organet që do t’i ndjekin shkelësit”, tha Rexha.

Respektim i masave anti-covid nuk është parë në tubimet që kanë organizuar partitë politike, mirëpo përveç kësaj, Rexha thotë se partitë në Ferizaj kanë bërë edhe shkelje të tjera gjatë këtyre ditëve të fushatës.

“Kemi një numër të caktuar të tubimeve  publike, numri është më i vogël se herave të tjera, është një udhëzim që secili tubim publik duhet të lajmërohet tek KKZ-ja pastaj të aprovohet nga policia, por sivjet kemi një numër simbolik të tubimeve publike, ndërsa ne po i shohim se po mbahen tubime dhe kështu kanë filluar PZAP-ja dhe institucionet tjera të shqiptonjë gjoba, gati se të gjitha subjektet janë të dënuara për shkeljen e këtyre masave”, tha Rexha.

Për t’u përkujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt janë angazhuar 950 komisionerë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img