29,03,2024

Koha e Shqipërisë etnike po  vjen

Must Read

Liria ka kuptim gjënë më të rëndësishme, me mundësinë për të filluar diçka e re. Veprimi në Liri është mundësia më e larte e Njeriut, prandaj duhet te veprohet .liria është terreni në të cilin njeriu vepron, prandaj Kombi Shqiptar duhet të veprojë për ta bërë Lirin dhe Shqipërinë Etnike.

Njeriu e ka arsyen që i kontrollon emocionet dhe vullnetin për veprim, kur njeriu nuk ka vullnet për veprim, emocionet ja kanë turbulluar arsyen prandaj Arsyeja duhet ta udhëheq njeriun drejtë Lirisë sepse ; nëse të përfshinë emocionet atëherë, je i robëruar nëse nuk funksionon Arsyeja atëherë , nuk ke guxim për veprim, Njeriu gjithmonë është në proces të bërjes së vetvetes.
Bota shqiptare ka shumë mendje që kalojnë kufirin e përdorur në gjuhën e zakonshme politike , ku për pasojë e besimit në to , shpeshherë kuptohet sikurse misioni për të lëvizur kah forca nuk është në kursin e duhur që e bënë botën shqiptare më të zonja , të lirë e demokratike . Përvoja politike e ardhur jo nga njohja , por e krijuar në momentumin e situatave konspirative e mjegullon gjithë realitetin e shprehur në gjuhën e garës politike , jo nga nevoja se sa nga domosdoshmëria e të qenit në skenë .- Kjo ngjallë impaktin se , sa më i shpejtë të jetë lajmi aq më i shpejtë do të jetë edhe vendimi apo reagimi i tij , sikurse ne po komentojmë vetveten sepse e vërteta që zbardhë të tashmen dhe lë hapësirë për të ardhmen është kufiri ,ku njerëzve të politikës së rastit mund të i’u kushtojë me karrierë .
Në të gjithë përpjekjen e veprimit për të mirën e përgjithshme, ku kemi përcjellë shumë modele peripeci e eksperimente gjate dy dekadave të fundit , akoma pa i përfunduar ne e kemi prekur Demokracinë në palcë, sepse ose kemi dështuar sepse nuk i kemi kuptuar apo ishin, jo në dobi pozitive për vetë identitetin tonë si qenie politike kombëtare. Ditëve të fundit edhe problemi i ngritur për çështjen e pazgjidhur të çështjes Çame nga Parlamenti Evropian, domosdo ngritë besimin në kujtesën e vetëdijen e popullit dhe luftën për Liri që ka përjetuar gjatë historisë, e drejta në rrugën e shqiptarëve. Edhe pse çdo ditë, çdo stinë, çdo vit kjo e drejtë kërkohet nga penda shqiptarë në Mërgatë, deri në zgjidhjen e drejtë të saj.
Kujtesën nuk duhet të lejojmë që dikush të tentojë të na e fshijë, ne duhet të kujtojmë se nga vijmë, si kemi kaluar ndër shekuj të robëruar se si kemi bërë përpjekje për të mbijetuar në këto troje.
Kombi Shqiptar sot është i respektuar në Botën e shekullit 21 nga qytetërimi perëndimor, kërkojmë edhe Lindja të ketë konsideratë për Kombin më human në botë, e që është Kombi Shqiptar. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të kemi një Imazh të qartë para botës të veprojmë si një Komb Paqësor – Human si fanar i të Drejtave te Njeriut.

prof Hyzri Salihu
Ferizaj 05 10 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img