Ferizaj

11 anëtarët e familjes Avdyli s’punojnë, 5 prej tyre me probleme shëndetësore (Video)


Publikuar më:


Me vrap po niset drejt rrugës për të nxënë mësimet derisa në shkollë e dërgon fqinji që po e pret te dera, raporton KTV.

Ajo vijon klasën e dytë, e në klasë ka motrën 11 vjeçare, e cila për shkak të problemeve shëndetësore mbeti pa i vazhduar mësimet me bashkëmoshatarët e saj. Por, problemet e familjes Avdyli nga fshati Pojatë nuk mbarojnë këtu.

Jeta po u bëhet edhe më e vështirë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore edhe të tre fëmijëve të tjerë.
Vajza 3-vjeçare ka një problem me veshkë, ndërsa motra e saj 7 vjeçe dhe i vëllai 13 vjeç, vuajnë nga epilepsia.
Derisa shikon rreth vetes për të bërë zgjidhjen e ditës se si ti ushqejë fëmijët, tregon se gjithçka varet nga vullneti i qytetarëve, pasi edhe i shoqi saj vuan nga zemra e probleme mendore, për çka nuk është i aftë për punë.

Drejtoria për shëndetësi, e as zyrtarë të tjerë në komunën e Ferizajt nuk kanë qenë në gjendje që gjatë ditës së martë të tregojnë nëse do të marrin përgjegjësinë për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë të kësaj familjeje. Familja Avdyli përgjigje nuk gjeti as kur kërkoi ndihmë për shtëpinë që iu dogj një muaj më parë nga një problem me rrymën.

Comments
To Top