12,07,2025

10 fitore radhazi, Chelsea përbindësh në Premierligë

Must Read

Skuadra nga Londra sonte ka shënuar fitoren e 10 me radhë në Premierligë, duke triumfuar në fushën e Sunderland 1:0.

Në këtë seri të furishme, Chelsea ka mundur Hull Cityn, Leicesterin, Manchester Unitedin, Southamptonin, Evertonin, Middlesbroughn, Tottenhamin, Manchester Cityn dhe WBA-në javën e kaluar, përcjellë “lajmi.net”.

Makineria blu ka mundësi ta vazhdojë këtë seri edhe më tej, pasi që në tri xhirot e ardhshme takohet me skuadra si Crystal Palace, Bournemouth apo Stoke City, ndërsa pastaj vjen një seri e ndeshjeve të vështira, ku takohet me ekipe si Tottenham apo Leicester City.

Pas 16 xhirove, Chelsea kryeson Premierligën me 40 pikë, gjashtë më shumë se Liverpool dhe Arsenal që kanë nga 34 sosh. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img