28,03,2024

10 fermerë ferizajas bëhen me lopë qumështore

Must Read

Të hënë është bërë shpërndarja e mëshqerrave të racës “Simental” për 10 familje ferizajase.

Agron Hajdini nga fshati Koshare këtë të hënë është bërë edhe me një krerë lope të racës “Simental”, falë donacionit të përbashkët të Komuna e Ferizajt dhe të organizatës “Mëshqerra”. Thotë se kjo do t’i ndihmojë mjaft shumë familjes së tij për siguruar edhe mbijetesën.

“Falënderoje të gjithë ata që na ndihmuan me këto lope. Kjo është ndihmesë shumë e madhe për neve si familje”, ka thënë Hajdini.

Ndërsa drejtori i bujqësisë Burim Bajrami është shprehur mirënjohës organizatës “Mështjerra”, për këtë donacion të përbashkët.

“Sot po bëhet realizimi i projektit të fundit për këtë vit ku po bëjmë shpërndarjen e lopëve të “Simental”. Ky projekt është i fundit që po bëhet në bashkëpunim me organizatën “Mështjerra” për këtë vit dhe është tepër i rëndësishëm për fermerët ferizajas, ndërsa nga sot kemi bërë edhe thirrjen tjetër për shpërndarjen e lopëve qumështorë që do ta bëjmë ne si Komunë”, ka thënë drejtori Bajrami, duke theksuar se përzgjedhja ka qenë mjaft e vështire, sepse numri i aplikantëve.

Nga ana tjetër drejtoresha e organizata “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërgri, ka thënë se ky është donacioni i dytë që bëhet në Komunën eFerizajt, falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kanë pasur edhe më parë.

“Këtë vit kemi bërë përpjekje shumë të mëdha që ta kemi edhe një projekt të ri dhe sot e kemi realizu këtë projekte. Këto të gjitha janë mëshqerra baresë dhe vitin tjetër do të kemi edhe projekte”, ka thënë Kida-Gërguri.

U bë vlera e këtij projekti kap shumën rreth 18.800mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img