23,04,2024

1 mijë e 630 raste të reja me Covid-19, 36 persona humbin jetën

Must Read

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 36 persona që kanë humbur jetën  nga COVID-19.

Ky është numri më i lartë i jetëve të humbura  gjate 24 orëve  i regjistruar deri tani në vend.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara më këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vde kjes.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img