Lajme

​Punëtorët e KEK-ut protestojnë kundër ligjit të pagave


Publikuar më:


Sindikata e punëtorëve të KEK-ut ka njoftuar se sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga ligji për pagat.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, punëmarrës të KEK-ut, sot Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që të protestojmë me gjithë punëtorët e KEK-ut, para Qeverisë së Republikës së Kosovës më 14.02.2019 duke filluar nga ora 11:00.

Arsyeja e protestës është që të kërkojmë të tërhiqet KEK-un nga Ligji për paga, duke pasur parasysh se punëtorët e KEK-ut marrin paga nga djersa e tyre, nga buxheti që buron nga prodhimi i energjisë elektrike, e jo nga buxheti i shtetit”, thuhet në këtë njoftim.

To Top