Lajme

​Ministria e Shëndetësisë blen barna 11-fish më shtrenjtë se çmimi real i tyre (Video)


Publikuar më:


Një noradrelinë, në bari shumë i domosdoshëm që shërben në çdo operacion, në barnatore kushton 2.10 cent, në depo 1.8 cent ndërsa në ministria e shëndetësisë e ka blerë këtë bari 22 euro.

“Ketamin nuk kemi, as … 9.5 euro kushton ampula, atropina 0.60 cent, albumina 26 euro, ushqim parenteral nuk na ka mbet”, shprehet një farmaciste derisa pyetet nga gazetari se  cilat barna i kanë.

Kurse, në pyetjen se  përafërsisht sa e ka pas çmimin ushqimi parenteral?

“F: 7 euro, 500 ml”, thotë ajo.

Thuajse në të gjitha barërat tjera që janë shumë të rëndësishme e që i blen ministria e shëndetësisë, ka pasqyre të qartë të fryrjes së çmimeve nga operatorët ekonomik.

Ky fakt pranohet nga kryetari i depoistëve farmaceutik Milaim Abdullahu.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit ministria e shëndetësisë është duke blerë për sektorin publik, për spitale dhe për barnatore të shtetit është duke blerë barëra më çmime dy-tri herë më të shtrenjta se sa për sektorin privat, se sa në barnatore që janë në shitje të lirë”, thotë ai për RTK’në.

Kryeshefi e agjencionit kosovar për produkte dhe pajisje medicionale thotë se e dinë shumë mirë këtë situatë. Fajin edhe ai lë ligjit të prokurimit. Thekson se ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të përmirësuar këtë trend abuziv të fryrjes së çmimeve.

Për momentin ligje po u mundëson operatorëve një gjë të tillë?

“…unë mendoj së ligji nuk është bërë më një qëllim të caktuar, për të qenë kësi lloji. Ne i kemi kërkuar disa herë ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i mandatit që të na lejohet inicimi për të ndryshuar këtë udhëzim administrativ”, thotë ai.

.

Comments
To Top