Lajme

​Ministri dhe komandanti i FSK-së, bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare


Publikuar më:


1-ministri-dhe-komandanti-i-fsk-se-homanzhe-ne-varrezat-e-deshmoreve-ne-koshare-9042016


Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvendësministrin Fadil Gashi, gjeneralët e brigadës, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 17-të të manifestimit “Ditët e Shqipes” të Betejës së UÇK-së në Koshare.

Ministri Demolli dhe komandanti Rama, në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” bënë homazhe – dhe në nderim të dëshmorëve të kësaj Brigade vendosen kurora me lule të freskëta, si dhe takuan familjarët e dëshmorëve të cilëve u shprehën ngushëllimet dhe krenarinë e tyre për heroizmin e bijve dhe bijave të tyre, në luftën e shenjtë që bënë për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Gjithashtu, ministri dhe komandanti së bashku me delegacionin e MFSK-së, përcollën edhe manifestimin “Ditët e shqipes” organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafës. /kp

Comments
To Top